Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Gjermania merr aeroplanin e parë F-35 nga SHBA-ja, ndërsa vendet anëtare të NATO-s rrisin shpenzimet ushtarake

The Geopost September 20, 2026 2 min read
Share the news

Gjermania ka marrë aeroplanin e saj të parë luftarak F-35A Lightning II, ndërsa vendi përshpejton një proces të gjerë të forcimit ushtarak dhe rrit shpenzimet e mbrojtjes, në kuadër të një përpjekjeje më të gjerë të anëtarëve evropianë të NATO-s për të përforcuar forcat e tyre të armatosura.

Dorëzimi i kryer të premten është pjesë e përpjekjeve të Gjermanisë për të përmbushur detyrimet e NATO-s lidhur me ndarjen e kapaciteteve bërthamore dhe për të modernizuar ushtrinë e saj pas dekadash me shpenzime relativisht të ulëta për mbrojtjen, shkruajnë mediat e huaja.

Siç theksohet më tej, kompania “Lockheed Martin” ia prezantoi zyrtarisht aeroplanin qeverisë gjermane gjatë një ceremonie në fabrikën e saj të prodhimit në Fort Worth, Teksas, ku ishte i pranishëm edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Ky është fillimi i një epoke të re për Forcën Ajrore Gjermane: aeroplani i ri luftarak F-35A është aeroplani luftarak më i avancuar në botë”, tha Pistorius në një deklaratë.

Sipas tij, “ai dallohet për aftësitë e tij ‘stealth’ (të padukshmërisë ndaj radarëve), integrimin e ngushtë me platforma të tjera dhe teknologjinë jashtëzakonisht të fuqishme të sensorëve”.

Gjermania porositi 35 aeroplanë F-35A në vitin 2022, vitin kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Këta aeroplanë synojnë të zëvendësojnë flotën e vjetëruar gjermane të avionëve “Tornado”.

Administrata e Donald Trump prej kohësh ka ushtruar presion mbi Evropën që të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, duke i mundësuar kështu Uashingtonit të përqendrohet te sfida të tjera, siç është kundërvënia ndaj Kinës.

Si pasojë, vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, po rrisin buxhetet ushtarake, duke iu përgjigjur kërkesës së Trumpit për të dedikuar pesë për qind të PBB-së për shpenzime që lidhen me sigurinë deri në vitin 2035.

Tags: Gjermania NATO SHBA

Continue Reading

Previous: “Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë
Next: Gjenerali gjerman Carsten Breuer zgjidhet të drejtojë Komitetin Ushtarak të NATO-s

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze 5 min read
  • Ballkan
  • News

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze

The Geopost November 5, 2026
Komisioni Evropian kërkon përshpejtimin e riarmatimit: Rusia mund ta testojë NATO-n deri më 2030 5 min read
  • Botë
  • Siguri

Komisioni Evropian kërkon përshpejtimin e riarmatimit: Rusia mund ta testojë NATO-n deri më 2030

The Geopost November 5, 2026
Dronët ukrainas godasin një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi 2 min read
  • Botë

Dronët ukrainas godasin një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi

The Geopost November 5, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit? 6 min read
  • News

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

The Geopost November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit 4 min read
  • Botë

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit

The Geopost November 4, 2026
Rusia shkurton fondet për shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet ushtarake për vitin 2027 6 min read
  • Botë

Rusia shkurton fondet për shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet ushtarake për vitin 2027

The Geopost November 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.