Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë

The Geopost September 20, 2026 2 min read
Share the news

Mali i Zi po përballet me shtyrjen e mbylljes së kapitujve të rinj të negociatave me Bashkimin Evropian, pasi disa shtete anëtare ende nuk kanë dhënë pëlqimin për vazhdimin e procesit.

Kjo vë në pikëpyetje planin e Podgoricës për t’i përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit dhe për t’i hapur rrugë anëtarësimit në BE në vitin 2028, raporton N1.

Holanda ka kërkuar pauzë në procesin e mëtejshëm të integrimit të Malit të Zi, duke përmendur nevojën për analiza shtesë dhe zbatim më të qëndrueshëm të standardeve evropiane. Kërkesës së saj i janë bashkuar Kroacia, Estonia, Lituania dhe Letonia, sipas burimeve diplomatike jozyrtare në Bruksel. Një zyrtar i Këshillit të BE-së tha se shtyrja lidhet kryesisht me mungesën e kohës për përfundimin e procedurave kombëtare.

Megjithatë, burime diplomatike të Radio Evropës së Lirë thonë se arsyet nuk janë vetëm teknike. Sipas tyre, reagimet e disa politikanëve malazezë pas vdekjes dhe gjatë varrimit të Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid, kanë ndikuar në qëndrimin e disa vendeve anëtare ndaj avancimit të mëtejshëm të Malit të Zi. Qeveria kroate dënoi ngushëllimet e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, për vdekjen e Mlladiqit.

Sipas burimeve diplomatike, disa shtete anëtare kërkojnë verifikime shtesë për përmbushjen e kritereve kryesore, ndërsa mes vendeve të BE-së ka dallime rreth vazhdimit të negociatave. Megjithatë, ekziston mundësia që kapituj të rinj të mbyllen në fund të javës së ardhshme, ndonëse data zyrtare e konferencës ndërqeveritare dhe pëlqimi i të gjitha 27 shteteve anëtare ende nuk janë konfirmuar. Nëse nuk arrihet marrëveshje, mundësia e radhës mund të jetë në tetor.

Shtyrja vjen në një kohë kur Mali i Zi po përpiqet të zgjidhë çështjet dypalëshe me Kroacinë, përfshirë kufirin detar, pronësinë mbi anijen shkollore “Jadran”, çështjet e dëmshpërblimeve të luftës dhe personave të zhdukur, si dhe pozitën e komunitetit kroat në Mal të Zi. Marrëdhëniet janë tensionuar edhe nga rezoluta për gjenocidin në kampet e Jasenovacit, Dahaut dhe Mauthauzenit, të miratuar nga parlamenti malazez në vitin 2024.

Deri tani, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 18 nga 33 kapitujt e negociatave, përfshirë gjashtë gjatë këtij viti. Qeveria e kryeministrit Milojko Spajiq planifikon t’i mbyllë 15 kapitujt e mbetur deri në fund të dhjetorit, ndërsa gjatë vitit 2027 të përfundojë procedurat për nënshkrimin dhe ratifikimin e Traktatit të Anëtarësimit, me synimin që Mali i Zi të bëhet anëtar i plotë i BE-së në vitin 2028.

Tags: Bashkimi Evropian BE Mali i Zi

Continue Reading

Previous: Shefi ushtarak i NATO-s, Dragone: Ushtarët, armët dhe sistemi janë gati – kemi rreth 4 mijë faqe me plane
Next: Gjermania merr aeroplanin e parë F-35 nga SHBA-ja, ndërsa vendet anëtare të NATO-s rrisin shpenzimet ushtarake

Prokuroria në Serbi hap çështje kundër shefit të BIA-s bazuar në një raport nga avokati Niniq 2 min read
  • Ballkan

Prokuroria në Serbi hap çështje kundër shefit të BIA-s bazuar në një raport nga avokati Niniq

The Geopost November 6, 2026
KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze 5 min read
  • Ballkan
  • News

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze

The Geopost November 5, 2026
Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska 6 min read
  • Ballkan

Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska

The Geopost November 5, 2026
Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit 2 min read
  • Ballkan

Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit

The Geopost November 5, 2026
Raporti i KE-së për Bosnjën, Çerimagiq: Dodiku po thellon lidhjet me Moskën dhe po sfidon institucionet shtetërore 5 min read
  • Ballkan

Raporti i KE-së për Bosnjën, Çerimagiq: Dodiku po thellon lidhjet me Moskën dhe po sfidon institucionet shtetërore

The Geopost November 5, 2026
Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme? 2 min read
  • Ballkan

Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme?

The Geopost November 5, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.