Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Shefi ushtarak i NATO-s, Dragone: Ushtarët, armët dhe sistemi janë gati – kemi rreth 4 mijë faqe me plane

The Geopost September 20, 2026 2 min read
Share the news

Shefi ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej vendeve anëtare.

Duke folur për kërcënimet hibride, Cavo Dragone tha se aktivitete të tilla zakonisht mbeten nën pragun që do të çonte automatikisht në kërkesën për aktivizimin e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ai sqaroi se një sulm i drejtpërdrejtë do të përbënte një situatë krejtësisht tjetër dhe do të sillte menjëherë në agjendë Nenin 5, i cili përcakton parimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Cavo Dragone bëri të ditur se NATO ka hartuar rreth 4 mijë faqe me plane për mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës. Sipas tij, këto plane mbulojnë skenarë që nga krizat dhe ndërhyrjet në territorin e vendeve anëtare, deri te situatat që do të kërkonin aktivizimin e Nenit 5.

“Aleanca është e gatshme. Struktura është gati. Ushtarët, sistemi dhe armët janë gati”, deklaroi ai.

Shefi ushtarak i NATO-s theksoi gjithashtu rëndësinë e parandalimit, duke thënë se në rast të një sulmi, kundërshtarët e Aleancës do të kishin “shumë më tepër për të humbur sesa për të fituar”.

Sipas tij, pikërisht kjo aftësi e NATO-s për t’u përgjigjur dhe mbrojtur anëtarët e saj përbën një element kyç të strategjisë së parandalimit.

Tags: NATO Ushtria

Continue Reading

Previous: PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët
Next: “Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze 5 min read
  • Ballkan
  • News

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze

The Geopost November 5, 2026
Komisioni Evropian kërkon përshpejtimin e riarmatimit: Rusia mund ta testojë NATO-n deri më 2030 5 min read
  • Botë
  • Siguri

Komisioni Evropian kërkon përshpejtimin e riarmatimit: Rusia mund ta testojë NATO-n deri më 2030

The Geopost November 5, 2026
Dronët ukrainas godasin një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi 2 min read
  • Botë

Dronët ukrainas godasin një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi

The Geopost November 5, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit? 6 min read
  • News

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

The Geopost November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit 4 min read
  • Botë

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit

The Geopost November 4, 2026
Rusia shkurton fondet për shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet ushtarake për vitin 2027 6 min read
  • Botë

Rusia shkurton fondet për shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet ushtarake për vitin 2027

The Geopost November 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.