Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Gjenerali gjerman Carsten Breuer zgjidhet të drejtojë Komitetin Ushtarak të NATO-s

The Geopost September 20, 2026 2 min read
Share the news

Gjenerali gjerman Carsten Breuer, shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë, është zgjedhur të drejtojë Komitetin Ushtarak të NATO-s, organin më të lartë ushtarak të Aleancës.

Breuer u zgjodh të shtunën nga shefat e mbrojtjes të 32 vendeve anëtare gjatë një takimi në Kopenhagë. Njoftimin e bëri kryetari aktual i Komitetit Ushtarak, admirali italian Giuseppe Cavo Dragone.

Breuer do ta marrë detyrën në korrik 2027, duke pasuar Dragone dhe do të qëndrojë në këtë post për një mandat trevjeçar, transmeton Telegrafi.

Si kryetar i Komitetit Ushtarak, Breuer do të jetë këshilltari kryesor ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe do të shërbejë si lidhja kryesore mes shefave të shtabeve të vendeve aleate dhe drejtuesve politikë të Aleancës.

Së bashku me Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, SACEUR, kryetari i Komitetit Ushtarak është ndër figurat më të rëndësishme ushtarake në strukturën e NATO-s.

Mandati i Breuerit përkon me përpjekjet e Aleancës për të forcuar kapacitetet e saj të parandalimit dhe mbrojtjes, veçanërisht përballë kërcënimit të perceptuar nga Rusia dhe objektivit për forcimin e mbrojtjes evropiane deri në vitin 2029.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e përshëndeti zgjedhjen e Breuerit, duke vlerësuar përvojën e tij strategjike dhe rolin në riorganizimin e Bundeswehr-it.

“Tani ai do ta sjellë të gjithë forcën dhe përvojën e tij në NATO, e cila përballet me sfida të mëdha historike”, deklaroi Pistorius.

Breuer është ushtari më i lartë në hierarkinë e Bundeswehr-it dhe që nga marsi i vitit 2023 mban postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjermane.

Më herët ai drejtoi Komandën Territoriale të Bundeswehr-it, të cilën e kishte krijuar vetë, ndërsa fitoi vëmendje kombëtare edhe gjatë pandemisë së COVID-19, kur drejtoi shtabin e krizës në Kancelarinë Federale nën ish-kancelarin Olaf Scholz.

Breuer është oficer i mbrojtjes ajrore të ushtrisë dhe iu bashkua Bundeswehr-it në vitin 1984. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Gjermania ende nuk ka emëruar pasardhësin e tij në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bundeswehr-it.

Tags: Evropa Gjermania NATO

Continue Reading

Previous: Gjermania merr aeroplanin e parë F-35 nga SHBA-ja, ndërsa vendet anëtare të NATO-s rrisin shpenzimet ushtarake
Next: Ish-drejtori i CIA-s tregon sa ushtarë po humb Rusia në Ukrainë

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • News

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia

The Geopost October 9, 2026
Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut 6 min read
  • Botë
  • News

Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut

The Geopost October 9, 2026
Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh 1 min read
  • Botë
  • News

Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh

The Geopost October 9, 2026
Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë 1 min read
  • Botë
  • News

Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

The Geopost October 9, 2026
Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA 4 min read
  • Ballkan
  • News

Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA

The Geopost October 9, 2026
Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim 7 min read
  • Botë

Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim

The Geopost October 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.