Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Fotografitë përmes të cilave u identifikuan të akuzuarit për bllokadat në veri më 2022

The Geopost June 12, 2026 3 min read
Share the news

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët akuzohen se përmes vendosjes së barrikadave në vitin 2022 në veri të vendit kanë penguar institucionet e Kosovës në vendosjen e rendit kushtetues.

KALLXO bën të ditur se të akuzuarit janë: Dushan Maksimoviq, Millosh Radosavleviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobac, Sërgjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.

Aktakuza voluminoze prej 71 faqesh përmban një numër të madh të provave, përfshirë telekomunikimet mes të akuzuarve në lidhje me zhvillimet që ndodhnin në veri në vitin 2022.

Veprat penale për të cilat akuzohen gjashtë të pandehurit janë: Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, dhe – Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Ndër provat materiale të Prokurorisë Speciale paraqiten disa fotografi në të cilat tregohet se i akuzuari Nenad Orloviq (personi me rrethin e kuq te fytyra) me një person të panjohur në ditën kritike kanë ndezur kamionët në Lagjen e Boshnjakëve tek udhëkryqi afër Shkollës Teknike dhe kanë filluar t’i largojnë.

Tutje Prokuroria ka arritur që ta identifikojë të akuzuarin Nenad Orloviq teksa rolin e ka pasur tërheqjen e makinerive të rënda nga barrikadat.

Kjo evidentohet nga akuza e Prokurorisë edhe në fotot 21, 22, 23 dhe 24.

F otografia si më poshtë është pjesë e shkresave të lëndës të aktakuzës së Prokurorisë Speciale që tregon të akuzuarin Nenad Orloviq pranë makinerive të rënda me funksion që t’i largojë ato.

Bllokimi i rrugëve kishte ardhur pas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohej për organizim për sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, ku edhe ishin sulmuar zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarët e Policisë.

I akuzuari Dejan Pantiq më 28.07.2025 ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës pasi i ishte ricilësuar vepra penale nga – kryerja e veprave penale të terrorizmit, në – pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm, duke e dënuar me dy vite dënim me burgim.

Kurse në foton si më poshtë do të shihni komunikimet e të akuzuarit Nenad Orloviq me një person “Beli NIS” në lidhje me zhvillimet e fundit të ngjarjeve në Zveçan.

Komunikimet zhvillohen me datë 06.01.2023.

Në foton me numrin 12, me datë 28.12.2022 në barrikadat në fshatin Rudarë në Zveçan përsëri shihet i pandehuri Nenad Orloviq teksa largon nga barrikadat kamionët që gjendeshin aty.

Prokuroria ka arritur që të identifikojë edhe të akuzuarin Dushan Maksimoviq, teksa ka marrë pjesë në protestat – barrikadat në veri të vendit në vitin 2022.Në foton që e ka prezantuara si provë PSRK shihet Dushan Maksimoviq pranë disa protestuesve duke shikuar.

I njëjti nga Prokuroria është rrethuar me ngjyrë të kuqe për ta shënjuar personin e apostrofuar.

Maksimoviq është njëri nga të dënuarit nga shkalla e parë për rastin e sulmit terrorist të Banjskës. I njëjti ishte dënuar me 30 vite burgim.

Prokuroria tutje ka arritur që të sigurojë prova materiale nga telefonat e të akuzuarve, kryesisht fotografi të llojeve të ndryshme se si grupet ishin pagatitur për këto ngjarje.

Në foton 9 dhe foton 10 PSRK ka paraqitur një fotografi të një burri me xhaketë ngjyrë të verdhë teksa është duke punuar në një kanal, e që sipas PSRK është duke hapur istikame (pozicione luftarake) në pjesën veriore.Fotografia është nxjerrë nga telefoni i të akuzuarit Dushan Maksimoviq.

Tags: Prokuroria Speciale e Kosovës

Continue Reading

Previous: Ushtaraku amerikan: Epoka e dronëve po e ndryshon luftën
Next: Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti

Si po e ndihmojnë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut Rusinë në përballjen me Perëndimin 4 min read
  • News

Si po e ndihmojnë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut Rusinë në përballjen me Perëndimin

The Geopost July 28, 2026
Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus 2 min read
  • Ballkan
  • News

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus

The Geopost July 27, 2026
Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore 1 min read
  • Botë
  • News

Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore

The Geopost July 27, 2026
SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani 4 min read
  • Botë
  • News

SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani

The Geopost July 26, 2026
Ukraina shkatërron për herë të parë raketat e reja MLRS Sarma të Rusisë 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina shkatërron për herë të parë raketat e reja MLRS Sarma të Rusisë

The Geopost July 26, 2026
Lufta po e zbraz arkën e Rusisë: Deficiti rritet, shkurtohen fondet për teknologjinë 3 min read
  • Botë
  • News

Lufta po e zbraz arkën e Rusisë: Deficiti rritet, shkurtohen fondet për teknologjinë

The Geopost July 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.