Sulmet kibernetike në Ukrainë, disa uebfaqe qeveritare rrëzohen.
Ukraina është sërish në shënjestër të një sulmi kibernetik.
Sipas mediave lokale, institucionet ukrainase, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Sigurisë dhe Punëve të Jashtme, janë përfshirë në një sulm DDOS.
Gjithashtu, disa banka janë prekur nga ndërprerja e funksionimit.
Sulmet DDOS synojnë të “mposhtin” faqet e internetit, duke e penguar atë të komunikojë siç do të bënte zakonisht.
Autoritetet ukrainase kishin paralajmëruar se hakerët po përgatiteshin të kryenin sulme të mëdha ndaj agjencive qeveritare, bankave dhe sektorit të mbrojtjes. / The Geopost /

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale