BE në sfondin e përshkallëzimit në konfliktin Rusi-Ukrainë ka vendosur sanksione të reja. Edhe G7 dhe Britania e Madhe reagojnë me sanksione ndaj veprimeve të Moskës.
BE ra dakord, që 27 persona dhe institucione ruse, që kërcënojnë njësinë territoriale të Ukrainës, të përballen me sanksione, deklaroi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Edhe bankat, që financojnë misionet në territoret e separatistëve janë të prekura nga këto masa. Qëllimi është që të kufizohet aksesi i shtetit rus në tregun e financave të BE-së. Sanksionetdo të hyjnë në fuqi këtë javë. Borrell theksoi, se sanksionet do „t’i dhembin shumë Rusisë”.
Sanksione edhe nga G7
Edhe vendet e industrializuara të grupit G7 kanë rënë dakord për një paketë sanksionesh të ashpra. „Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 dënuan ashpër shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Rusia”, shkruan në Twitter ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss. Si reagim ndaj këtyre zhvillimeve është rënë dakord për masa të koordinuara ndëshkuese me ashpërsim në rritje.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaroi, se vendet e G7 dhe BE-ja janë në unanimitet lidhur me qëndrimin e mëtejshëm ndaj Rusisë. Baerbock tha, se ka parë „një vendosmëri të madhe” gjatë konsultimeve në Paris të shteteve të G7 dhe të BE-së. „Ne deshëm ta parandalonim këtë situatë”, por Rusia tani vendosi për të kundërtën.
Londra vendos sanksionet e para
Britania e Madhe reagoi pas përshkallëzimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës me sanksione ekonomike ndaj Moskës. Kryeminisri Boris Johnson deklaroi në dhomën e ulët të parlamentit, se pesë banka ruse dhe tre oligarkë rusë do të ngarkohen me sanksione si: ngrirja e pasurive të tyre si ndalimi i udhëtimit të tyre në Britaninë e Madhe. Të tjera sanksione mund të pasojnë në rast se do të vazhdojë përshkallëzimi./DW

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi