Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Sanduloviq: Kryetarët serbë në Kosovë e pranuan shtetin e pavarur përmes betimit

The Geopost December 7, 2025 2 min read
Share the news

Politikani serb Nikolla Sanduloviq ka reaguar pas betimit të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke deklaruar se ky akt konfirmon pranimin e institucioneve dhe ligjeve të shtetit të pavarur të Kosovës nga vetë përfaqësuesit lokalë serbë.

Në një postim në Facebook, Sanduloviq tha se të gjithë dhjetë kryetarët e komunave serbe, të rizgjedhur nën presionin e Listës Serbe dhe në atmosferë frike e shantazhi, kanë dhënë betimin e tyre për shtetin e Kosovës, me himnin shtetëror dhe para fotografisë së presidentes Vjosa Osmani.

Ai theksoi se dokumentet janë ndarë në dy gjuhë, shqip dhe serbisht, “që të mos ketë pretendime se dikush po mbron gjuhën, zakonet dhe kulturën serbe në Kosovë”.

Duke e quajtur aktin e betimit një dëshmi të qartë të realitetit politik në vend, Sanduloviq shtroi pyetjen retorike: “A ka gjë tjetër të paqartë në konkluzionin se Kosova është shtet i pavarur dhe se serbët në autoritetet e tyre komunale e njohin si krijesë të tillë?!”

Ai u drejtua edhe ndaj atyre që ende nuk e pranojnë Kosovën si shtet.

“Çfarë kërkoni atëherë ju serbët nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina? Qetësia jashtë… Si po ju adreson tashmë bosi juaj Aleksandar Vuçiq!”

Sipas tij, fakti që kryetarët kanë dhënë betimin dhe janë zotuar të respektojnë ligjet e Kosovës, tregon qartë se institucionet lokale të komunitetit serb funksionojnë brenda strukturave të shtetit të pavarur./TheGeopost.

Tags: Kosova Nikolla Sanduloviq Serbia

Continue Reading

Previous: Mburoja e Çernobilit e dëmtuar nga dronët rusë – IAEA paralajmëron rrezik të ri bërthamor
Next: Rusia dhe rritja e industrisë së dezinformimit me pagesë

Kandiq: Paunoviq është nga Peja dhe i njeh krimet – deklaratat e saj tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur 2 min read
  • Ballkan

Kandiq: Paunoviq është nga Peja dhe i njeh krimet – deklaratat e saj tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur

The Geopost July 16, 2026
Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”? 6 min read
  • Ballkan

Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”?

The Geopost July 16, 2026
Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit 1 min read
  • Ballkan

Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

The Geopost July 16, 2026
Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq 2 min read
  • Ballkan

Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq

The Geopost July 16, 2026
Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq 1 min read
  • Ballkan

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

The Geopost July 16, 2026
Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne 2 min read
  • Ballkan

Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne

The Geopost July 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.