Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq

The Geopost July 16, 2026 2 min read
Share the news

Ministrja serbe, Snezhana Paunoviq, dy ditë më parë ka shokuar me një deklaratë të saj duke thënë se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do të “kishte spastruar etnikisht Kosovën qysh në vitin 1998”.

Lidhur me këtë deklaratë të Paunoviqit ka folur politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviq.

Ai ka thënë se një deklaratë e tillë tregon se serbët janë armiqtë më të këqij të vetvetës dhe ka thënë se iu kërkon falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës që janë viktima dhe pengje të nacionalizmit serb.

Jovanovic thotë se asnjë njeri normal nuk e mendon atë që thotë ministrja serbe Paunoviq.

“Ministrja serbe Snezhana Paunoviq me deklaratën e saj vetëm sa konfirmoi se serbët janë armiqtë e tyre më të këqij. Unë u kërkoj sinqerisht falje shqiptarëve dhe gjithashtu serbëve të Kosovës, sepse të dy palët, secila në mënyrën e vet, janë viktima dhe pengje të budallallëkut, paaftësisë dhe monstruozitetit të politikës së çmendur të nacionalizmit serb, i cili historikisht është mposhtur edhe në vetë Serbinë, sepse asnjë njeri normal nuk mendon atë që thotë ministrja fatkeqe”, ka thënë Jovanoviq për Express.

Lidhur me këtë deklaratë të ministres serbe, të martën ka folur Nenad Çanak.

Ai e ka quajtur idiote ministren serbe dhe ka thënë se qeveria aktuale në Serbi është simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë serbe.

“Është e dukshme që qeveria aktuale në Serbi është një simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë serbe në këtë moment. Kjo ishte e parashikueshme, sepse s’kemi pasur asnjëherë gjykim për politikën kohës së Sllobodan Millosheviqit përgjatë viteve të 90-ta”, ka thënë Çanak.

Tags: Çedomir Jovanoviq Kosova Serbia Snezhana Paunoviq

Continue Reading

Previous: Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq
Next: Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi

The Geopost October 18, 2026
A do të ketë zgjedhje të drejta në Serbi fundjavën e ardhshme? 9 min read
  • Ballkan
  • News

A do të ketë zgjedhje të drejta në Serbi fundjavën e ardhshme?

The Geopost October 18, 2026
“Njeriu i fortë i Putinit që kapet pas pushtetit”, “The Times”: Vuçiqi po lufton për të ruajtur kontrollin 3 min read
  • Ballkan
  • News

“Njeriu i fortë i Putinit që kapet pas pushtetit”, “The Times”: Vuçiqi po lufton për të ruajtur kontrollin

The Geopost October 18, 2026
Si po ndryshon peizazhi mediatik në Serbi: Ndikimi i Vuçiqit dhe lufta për kontrollin e mediave 4 min read
  • Ballkan
  • News

Si po ndryshon peizazhi mediatik në Serbi: Ndikimi i Vuçiqit dhe lufta për kontrollin e mediave

The Geopost October 18, 2026
Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake 1 min read
  • Ballkan
  • News

Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

The Geopost October 18, 2026
Kongresi amerikan kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me inteligjencën ruse dhe Qendrën në Nish 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kongresi amerikan kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me inteligjencën ruse dhe Qendrën në Nish

The Geopost October 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.