Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

The Geopost July 16, 2026 1 min read
Share the news

Sipas një hulumtimi të ri të opinionit publik të realizuar nga organizata CRTA dhe Democracy Action Lab (DAL) e Universitetit Stanford, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, Lista Studentore do të merrte 44,9 për qind të votave, ndërsa Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit 35,7 për qind.

Mes votuesve që kanë një qëndrim të përcaktuar (rreth 70 për qind e të anketuarve), Partia Socialiste e Serbisë (SPS) do të merrte 3,8 për qind, ndërsa partitë dhe subjektet e tjera politike nuk do ta kalonin pragun zgjedhor në mënyrë të pavarur.

Hulumtimi është zhvilluar nga 10 deri më 24 qershor 2026, përmes intervistave ballë për ballë, në një mostër përfaqësuese prej 2.324 qytetarësh madhorë të Serbisë, raporton nova.

Rezultatet tregojnë se protestat e nisura pas shembjes së mbulesës së një stacioni hekurudhor, edhe pas më shumë se një viti, vazhdojnë të kenë mbështetje të konsiderueshme te qytetarët.

Sipas CRTA-s, shoqëria serbe mbetet e ndarë thellë politikisht, ndërsa Lista Studentore aktualisht ka një epërsi prej rreth 9 pikë përqindjeje ndaj SNS-së.

Ndryshe, Vuçiq ka paralajmëruar se shumë shpejt do të japë dorëheqje si president dhe do të shpallen zgjedhjet e reja në Serbi.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Protesta e studentëve SNS

Continue Reading

Previous: Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq
Next: Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”?

Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi

The Geopost October 18, 2026
A do të ketë zgjedhje të drejta në Serbi fundjavën e ardhshme? 9 min read
  • Ballkan
  • News

A do të ketë zgjedhje të drejta në Serbi fundjavën e ardhshme?

The Geopost October 18, 2026
“Njeriu i fortë i Putinit që kapet pas pushtetit”, “The Times”: Vuçiqi po lufton për të ruajtur kontrollin 3 min read
  • Ballkan
  • News

“Njeriu i fortë i Putinit që kapet pas pushtetit”, “The Times”: Vuçiqi po lufton për të ruajtur kontrollin

The Geopost October 18, 2026
Si po ndryshon peizazhi mediatik në Serbi: Ndikimi i Vuçiqit dhe lufta për kontrollin e mediave 4 min read
  • Ballkan
  • News

Si po ndryshon peizazhi mediatik në Serbi: Ndikimi i Vuçiqit dhe lufta për kontrollin e mediave

The Geopost October 18, 2026
Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake 1 min read
  • Ballkan
  • News

Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

The Geopost October 18, 2026
Kongresi amerikan kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me inteligjencën ruse dhe Qendrën në Nish 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kongresi amerikan kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me inteligjencën ruse dhe Qendrën në Nish

The Geopost October 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.