Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Serbia duhet ta pranojë realitetin se nuk ekziston më “Kosova dhe Metohia”, por vetëm Republika e Kosovës.
Në një intervistë për Euronews, Rama deklaroi se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngërçin në dialogun me Kosovën, pasi, sipas tij, ende nuk është e gatshme të pranojë realitetin e krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme të pranojë realitetin, dhe realiteti ka ndryshuar. Nuk ka më diçka që quhet ‘Kosovë dhe Metohi’, ekziston Republika e Kosovës”, u shpreh Rama.
I pyetur për këtë deklaratë, Vuçiq tha se realiteti për Serbinë nuk është i lehtë, por shtoi se nuk pajtohet me vlerësimin e Ramës.
“Dëgjova se Edi Rama tha se duhet ta pranojmë realitetin, se nuk ka më Kosovë dhe Metohi. Realiteti nuk është i lehtë për ne, por nuk jam i sigurt se është aq rozë sa mendon Edi Rama”, deklaroi Vuçiq.
Presidenti serb shtoi se shpreson që çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen në mënyrë paqësore.
“Nuk e di çfarë do të sjellë koha dhe si do t’i zhvillojë gjërat, por shpresoj vetëm që do t’i zgjidhim ato në mënyrë paqësore, përmes dialogut dhe kompromiseve”, përfundoi Vuçiq.

Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut
Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë
Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh
Matiq: Për pushtetin në Beograd shërbimi sekret rus është autoritet suprem
Gligorijeviq: Dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë në Serbi, regjimi i Vuçiqit po shpërbëhet
Rusia i bashkohet narrativës së Serbisë: Bashkëpunimin ushtarak Kosovë–Shqipëri–Kroaci e cilëson kërcënim për Ballkanin