Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza

The Geopost July 15, 2026 2 min read
Share the news

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka hedhur një varg akuzash ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe ndaj institucioneve të Kosovës, duke përsëritur pretendime që nuk janë mbështetur me fakte konkrete apo prova të verifikueshme.

Në një intervistë për Radio Beogradin, Simiq pretendoi se Rashiq ka arritur të marrë mandate politike falë votave të shqiptarëve dhe jo përmes mbështetjes së komunitetit serb, duke e paraqitur atë si një figurë politike pa legjitimitet brenda komunitetit serb.

Megjithatë, përfaqësimi politik në Kosovë bazohet në sistemin zgjedhor ku çdo qytetar me të drejtë vote mund të votojë kandidatin apo subjektin politik të zgjedhjes së tij, pavarësisht përkatësisë etnike. Fakti që një kandidat nga komuniteti serb merr vota edhe nga shqiptarët nuk përbën shkelje zgjedhore dhe as manipulim të procesit.

Simiq gjithashtu pretendoi se Rashiq është përdorur si “kartë e multietnicitetit” dhe se nuk gëzon mbështetje te serbët e Kosovës, duke anashkaluar faktin se zgjedhjet zhvillohen përmes votës së lirë dhe se përfaqësimi politik nuk përcaktohet nga Lista Serbe.

Në intervistë, Simiq bëri akuza edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se qeveria e Kosovës po ushtron presion sistematik ndaj serbëve dhe se ndaj tyre janë kryer mbi 1 mijë sulme që nga ardhja e Kurtit në pushtet. Ai nuk paraqiti të dhëna, raporte apo burime që do t’i mbështesnin këto pretendime.

Pretendimet e Simiqit vijnë në kuadër të përplasjes politike mes Listës Serbe dhe përfaqësuesve të tjerë politikë serbë në Kosovë, veçanërisht Nenad Rashiqit, i cili ka ndjekur një qasje të ndryshme ndaj integrimit të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, vazhdimisht ka kundërshtuar politikat e institucioneve të Kosovës në veri dhe ka akuzuar qeveritë në Prishtinë për cenim të të drejtave të serbëve. Në anën tjetër, autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se veprimet e tyre lidhen me zbatimin e ligjeve dhe shtrirjen e rendit kushtetues në të gjithë territorin.

Deklaratat e Simiqit shihen si pjesë e narrativës politike të Listës Serbe, e cila synon të ruajë ndikimin e saj brenda komunitetit serb në Kosovë dhe të delegjitimojë përfaqësuesit politikë serbë që bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

The GeoPost

Tags: Igor Simiq Kosova Lista Serbe

Continue Reading

Previous: Deputetja britanike Alicia Kearns: Deklarata e ministres serbe për Kosovën është e turpshme dhe e papranueshme

Deputetja britanike Alicia Kearns: Deklarata e ministres serbe për Kosovën është e turpshme dhe e papranueshme 6 min read
  • Ballkan

Deputetja britanike Alicia Kearns: Deklarata e ministres serbe për Kosovën është e turpshme dhe e papranueshme

The Geopost July 15, 2026
Rama: Serbia nuk po e pranon realitetin, nuk ekziston më “Kosovë dhe Metohi”, por Republika e Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Rama: Serbia nuk po e pranon realitetin, nuk ekziston më “Kosovë dhe Metohi”, por Republika e Kosovës

The Geopost July 15, 2026
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi 1 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi

The Geopost July 15, 2026
Çfarë sinjalizon Plani i Rritjes për të ardhmen e integrimit gradual dhe financimit para-anëtarësues të BP-së 5 min read
  • Ballkan

Çfarë sinjalizon Plani i Rritjes për të ardhmen e integrimit gradual dhe financimit para-anëtarësues të BP-së

The Geopost July 15, 2026
CIA paralajmëronte në vitin 1993: “Serbia e Madhe” do të destabilizonte Ballkanin dhe do të spastronte etnikisht Kosovën 5 min read
  • Ballkan

CIA paralajmëronte në vitin 1993: “Serbia e Madhe” do të destabilizonte Ballkanin dhe do të spastronte etnikisht Kosovën

The Geopost July 15, 2026
Kos: Jam e tronditur nga deklarata e ministres serbe për Kosovën, në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë 2 min read
  • Ballkan

Kos: Jam e tronditur nga deklarata e ministres serbe për Kosovën, në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

The Geopost July 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.