Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme
  • Siguri

Mburoja e Çernobilit e dëmtuar nga dronët rusë – IAEA paralajmëron rrezik të ri bërthamor

The Geopost December 7, 2025 2 min read
Share the news

Struktura mbrojtëse që izolon reaktorin e shkatërruar të Çernobilit nuk është më plotësisht funksionale pas një sulmi me dron nga Rusia.

Ky është përfundimi i inspektimit të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), që ngre sërish shqetësimin për sigurinë bërthamore në një zonë që ka qenë simbol i katastrofës që prej vitit 1986.

Një rus dron i pajisur me ngarkesë shpërthyese goditi kupolën e madhe të njohur si “New Safe Confinement”. U krijuan qindra vrima në pjesën e jashtme, një zjarr shpërtheu në shtresat izoluese dhe sipas ekspertëve, dëmtimet kanë dobësuar aftësinë e strukturës për të përmbajtur materialet radioaktive brenda.

IAEA thotë se nuk ka rrjedhje rrezatimi dhe sistemet kryesore të monitorimit vazhdojnë të funksionojnë, por Çernobili sot është më i brishtë se një vit më parë.

Në fund të vjeshtës, një tjetër valë sulmesh ruse ndaj rrjetit energjetik ukrainas shkaktoi ndërprerje të energjisë edhe në zonën e centralit, duke vënë për pak kohë në rrezik sistemet e stabilizimit. Edhe pse gjeneruesit emergjentë morën kontrollin, incidenti tregoi se sa pak duhet që gjendja të dalë jashtë kontrollit.

Ukraina akuzon Rusinë për goditjen e drejtpërdrejtë të një objekti që konsiderohet zonë ndaluese sipas rregullave ndërkombëtare të luftës. Edhe pse Moska e mohon sulmin, provat e IAEA-s dhe dëmet e verifikuara në terren e bëjnë të qartë se struktura është qëlluar, shkruan The Guardan.

Ndryshe nga reaktorët aktivë, Çernobili nuk mund të rindërtohet apo rifillojë funksionimin. Aty gjenden ende tonelata mbetjesh bërthamore të mbetura nga shpërthimi i vitit 1986. Çdo dëmtim i rëndë ndaj kupolës rrit rrezikun që ato të lirohen në mjedis, sidomos nëse goditjet vazhdojnë apo nëse moti ekstrem e përkeqëson gjendjen.

Ekspertët paralajmërojnë se rindërtimi i pjesëve të prekura do të kërkojë vite pune dhe investime të mëdha. Deri atëherë, çdo sulm i ri përbën kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por për një pjesë të mirë të Evropës.

IAEA ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare dhe rritje të mbrojtjes së zonës.

Lufta në Ukrainë ka rikthyer në qendër të debatit një temë që dukej e mbyllur prej dekadash: Sa të pambrojtura mbeten vendet me trashëgimi bërthamore në një konflikt modern? Çernobili, për fat të keq, është shembulli më i qartë./TheGeopost.

Tags: IAEA Mburoja e Çernobilit

Continue Reading

Previous: Mbretëria e Bashkuar dhe NATO-ja përgatiten për përballje hibride dhe sfida kibernetike në Evropë
Next: Sanduloviq: Kryetarët serbë në Kosovë e pranuan shtetin e pavarur përmes betimit

Raport: Evropa ka rritur ndihmën për Ukrainën, por armët e SHBA-së luajnë rol kyç 2 min read
  • Botë
  • News

Raport: Evropa ka rritur ndihmën për Ukrainën, por armët e SHBA-së luajnë rol kyç

The Geopost August 15, 2026
Freya, sistemi raketor që mund të zëvendësojë Patriot dhe të jetë mburojë për Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Freya, sistemi raketor që mund të zëvendësojë Patriot dhe të jetë mburojë për Evropën

The Geopost August 15, 2026
Polonia rrit ushtrinë mbi 220 mijë efektivë, synon 500 mijë deri më 2039 1 min read
  • Botë
  • News

Polonia rrit ushtrinë mbi 220 mijë efektivë, synon 500 mijë deri më 2039

The Geopost August 15, 2026
Si e fsheh Putini vendndodhjen e tij – zyra identike, takime të regjistruara dhe tren sekret 4 min read
  • Botë
  • News

Si e fsheh Putini vendndodhjen e tij – zyra identike, takime të regjistruara dhe tren sekret

The Geopost August 14, 2026
Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe 7 min read
  • Botë
  • News

Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

The Geopost August 14, 2026
OKB: Numri më i lartë i viktimave civile në Ukrainë që nga maji i vitit 2022 1 min read
  • Botë
  • News

OKB: Numri më i lartë i viktimave civile në Ukrainë që nga maji i vitit 2022

The Geopost August 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.