Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rusia kërcënon Malin e Zi pas ndalimit të disa mediave ruse

The Geopost July 10, 2024 3 min read
Share the news

Qeveria e Malit të Zi mori një vendim për të ndaluar transmetimin e një numri mediash ruse, pas masave kufizuese ndërkombëtare përfshirë Sputnik dhe RT Balkan, të përcaktuara nga Këshilli i BE-së, u njoftua në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi më 25 qershor.

Vendimi parashikon ndalimin e transmetimit ose mundësimin, lehtësimin ose kontributet e tjera në transmetimin e çdo përmbajtjeje të personave juridikë, subjekteve ose organeve që parashikojnë masat kufizuese të Bashkimit Evropian sipas mediave ruse të mëposhtme:

  • Sputnik
  • RT Balkan
  • RT – Russia Today English
  • RT – Russia Today UK
  • RT – Russia Today Germany
  • RT – Russia Today France
  • RT – Russia Today Spanish
  • Rossiya RTR/RTR Planeta
  • Rossiya 24/Russia 24
  • TV Centre International
  • NTV/NTV Mir
  • Rossiya 1

REN TV

  • Pervyi Kanal
  • RT – Arabic
  • Sputnik Arabic
  • Oriental Review
  • Tsargrad
  • New Eastern Outlook
  • Katehon.

“Kjo përfshin, por nuk kufizohet në, transmetimin ose shpërndarjen me çfarëdo mënyre, të tilla si kabllor, satelitor, IP-TV, shërbimet e internetit, platformat ose aplikacionet e shkëmbimit të videove në internet, qofshin të reja apo të instaluara paraprakisht”.

Ky vendim iu përcoll nga Qeveria e Malit të Zi Agjencisë për Media Elektronike, e cila më 3 korrik u dërgoi një njoftim për masat kufizuese të BE-së për mediat ruse ofruesve të shërbimeve të mediave audiovizive (AVM), Ministrisë së Kulturës dhe Medias, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Delegacioni i BE-së në Mal të Zi, drejtorit të Agjencisë për Media Elektronike, Sektorit për monitorimin e punës së ofruesve të shërbimeve AVM, sektori për çështje juridike dhe ekonomike, shërbimi për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe shërbimi për punët e përbashkëta.

Rusia me këtë rast (09.07) ka paralajmëruar se do të marrë masat e duhura ndaj Malit të Zi, sipas komentit të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Ne e konsiderojmë një sulm tjetër nga qeveria malazeze si një akt armiqësor të censurës së hapur, i krijuar për t’i dhënë pamjen e legjitimitetit shkeljes më të rëndë të lirive të medias, dhe nga ana tjetër, për të fituar favorin e evropianëve. Brukseli me shpresën e përparimit të premtuar në ‘rrugën evropiane’ për të kënaqur axhendën rusofobike transatlantike, ata janë të gatshëm të vazhdojnë politikën e minimit të themeleve demokratike të shoqërisë dhe shtetit të tyre dhe t’u mohojnë qytetarëve të tyre të drejtën për të pasur akses në informacion”, ka thënë ajo.

“Këta hapa armiqësor nuk do të mbeten pa përgjigje”, theksoi Zakharova.

Në një koment të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, thuhet se Agjencia e Mediave Elektronike të Malit të Zi urdhëroi departamentet kompetente të vendit dhe kompanitë lokale të telekomunikacionit që “të pezullojnë plotësisht transmetimin e një numri mediash ruse jo më vonë se 10 korrik”. Bëhet fjalë për 20 operatorë mediatikë rusë, duke përfshirë “Channel One”, “Russia 1”, “RT”, “Sputnik”, “NTV”, “REN TV” dhe të tjerë.

Zaharova shtoi se “ky hap nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për të zyrtarizuar ligjërisht në mënyrë retroaktive situatën e krijuar në fillim të vitit 2022”./The Geopost/

 

Continue Reading

Previous: Kina dhe Bjellorusia po kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake direkt në kufirin NATO-BE
Next: Avionët e parë F-16 e parë dërgohen në Ukrainë pas muajsh trajnimi dhe negociatash

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë

The Geopost October 7, 2026
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.