Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Partia proruse e Malit të Zi thellon marrëdhëniet me prorusët nga Bosnja e Hercegovina, Mandiq takon Dodikun

The Geopost February 27, 2024 3 min read
Share the news

Partia proruse serbe ne Mal të Zi është lidhur me Partinë proruse serbe ne Bosnjë, pasi kryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, peesidenti i entitetit boshnjak Republika Srpska, Milorad Dodik kanë nëshkruar marrëveshje, derisa edhe kanë ndarë qëndrimet e tyre të përbashkëta.

Kjo me rastin e vizitës së Dodikut në Mal të Zi, për çka Mandiq tha se ishte nder dhe kënaqësi. Ndërsa Dodik tha se është atje “për të mbështetur paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Malit të Zi”.

“Ne duam që Mali i Zi të krijojë marrëdhëniet më të mira me fqinjët e tij, nëse nuk keni një sens të mprehtë për nevojat e tyre, atëherë diçka nuk është në rregull me ju. Kemi pasur biseda të rëndësishme. NSD dhe SNSD janë parti simotra. Marrëdhëniet tona janë më të mirat e mundshme”, u tha Mandiq gazetarëve pas takimit me Dodik.

Mandiq thekson se kushdo që respekton Dejtonin respekton Republikën Srpska dhe se kushdo që respekton Bosnjën dhe Hercegovinën nuk mund ta respektojë atë pa RS.

“Ne e respektojmë RS-në, sepse e respektojmë Bosnjën dhe Hercegovinën. Ky është vendimi i fuqive të mëdha, kështu mori vendim Dejtoni. Mali i Zi respekton Bosnjën dhe Hercegovinën, Mali i Zi respekton RS-në, e cila krijoi Bosnje-Hercegovinën me Federatën e Bosnjë-Hercegovinës. Prandaj sot ia kam përcjellë Dodikut ato mesazhe paqeje dhe mbështetjeje”, ka shtuar Mandiq.

Ai bëri të ditur se sot është biseduar për ekonominë, për hidrocentralin “Buk Bijela” dhe për liqenin e Bileçkos.

Mandiq tha se ai është i gatshëm të bisedojë me të gjithë politikanët në rajon në të njëjtën mënyrë siç flet me Dodikun.

Dodik tha se si president i RS, ai është në Mal të Zi “për të mbështetur paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Malit të Zi dhe angazhimin e tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Thuhet se ata në RS janë të përkushtuar ndaj BE-së, por janë kundër anëtarësimit në NATO.

“NATO bombardoi RS, Serbinë dhe Malin e Zi pa një vendim të Këshillit të Sigurimit. Ne respektojmë të drejtën e Malit të Zi për të vendosur për të gjitha çështjet,” u tha Dodik gazetarëve.

“I uroj të gjithëve – shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve – gjithë të mirat. Por pozicioni im kërkon që unë të mbështes serbët kudo që janë. Meqë ne e respektojmë komunitetin malazez në RS, në pushtet kishte anëtarë të atij komuniteti. Ne presim që kombi serb në Mal të Zi të përfaqësohet në atë mënyrë”, tha ai.

Sipas tij, nëse BiH përdoret për të përçmuar RS-në, „siç ka bërë Milo Gjukanoviq, komuniteti serb e ka bërë të pamundur këtë.

“Përmes Mandiqit, ne po zhvillojmë marrëdhëniet më të mira me Malin e Zi. Përmes Dejtonit, RS ka të drejtën e marrëdhënieve të veçanta me fqinjët e saj dhe për këtë arsye ata duan të krijojnë një marrëveshje me Malin e Zi. Ne besojmë se nuk ka asnjë arsye që Mali i Zi të mos e pranojë. Marrëveshja iu dorëzua Mandiqit.
Nuk është asgjë kundër BiH, por kjo është një marrëveshje në fushën e ekonomisë, sportit, arsimit dhe kulturës. Do t’i shqetësojë disa në Sarajevë, por është e ligjshme. Mali i Zi duhet ta kishte bërë më herët”, tha Dodik./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Kina i përgjigjet SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe për kufizimet e lidhura me Rusinë në bizneset e saj
Next: Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor, Synelnyk tregon çfarë presin ekspertët ukrainas – përmendet edhe mundësia e njohjes së Kosovës

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.