Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar për herë të parë se rekrutët janë në mesin e personelit ushtarak të përfshirë në pushtimin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.
Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov tha më 9 mars se “disa nga rekrutët” ishin kapur nga forcat e armatosura ukrainase, duke shtuar se “pothuajse të gjithë rekrutët” ishin tërhequr nga territori ukrainas.
Zyrtarët e lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, kanë këmbëngulur se nuk ka rekrutë të përfshirë në pushtim, duke theksuar se vetëm ushtarët që shërbejnë me kontratë po luftojnë në Ukrainë.
Por Ukraina ka vendosur video të shumta të ushtarëve rusë të kapur, shumë prej të cilëve ishin rekrut nga mosha 18 deri në 20 vjeç, në internet. Shumë nëna ruse kanë hyrë në rrjetet sociale për të zbuluar se ku janë djemtë e tyre, ndërsa grupet e të drejtave thonë se janë mbushur me thirrje nga anëtarët e familjeve të ushtarëve që kërkojnë informacion.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më 9 mars se Putini urdhëroi Zyrën e Prokurorit Ushtarak të hetojë se si ishin paraqitur rekrutët në Ukrainë dhe të ndëshkojë zyrtarët që lejuan praninë e tyre atje./REL/

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë