Konsullata e Shqipërisë në qytetin Kharkiv në Ukrainë është bombarduar gjatë një sulmi ajror të forcave ruse.
Sulmi ka ndodhur në orën 23:15 të 6 marsit me orën lokale ku ndërtesa është goditur me disa predha duke bërë që të përfshihet në flakë.
Lajmi për bombardimin e konsullatës është publikuar në faqen zyrtare të saj në Facebook, ku thuhet se konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë evakuuar dhe ndodhen të sigurt.
Pamjet tregojnë ndërtesën ku valëvitet flamuri i Shqipërisë, tërësisht të shkatërruar. Ministria e Jashtme e Shqipërisë e ka dënuar agresionin rus duke theksuar se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për këto veprime.
#Albania strongly condemns the #Russian aggression which led to the destruction of the Honorary Consulate of 🇦🇱 in #Kharkiv. Perpetrators must be held accountable!#StopRussianAggression #StandWithUkraine️ pic.twitter.com/INiZkznIpO
— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) March 7, 2022
Gjatë bombardimeve të orëve të fundit, forcat ruse kanë shkatërruar televizionin dhe radion e këtij qyteti, raporton CNN.
Kharkiv ndodhet rreth 388 km larg Kievit, në pjesën e Ukrainës lindore. Ai është qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit ku shumica e popullsisë prej 1.8 milionë banorë janë larguar tashmë.
Por rreth 500 mijë persona mbeten ende në qytetin që prej disa ditësh është vënë në shënjestër të bombardimeve ruse, duke mos kursyer as civilët.
Rusia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje në princip për të lejuar evakuimin e civilëve nga disa qytete ku po zhvillohet konflikti i armatosur.
Pavarësisht kësaj, evakuimi i qytetarëve nga Kharkiv dhe qytete të tjera është ndalur për luftimit e e vazhdueshme e kanë bërë ekstremisht të vështirë lëvizjen e civilëve.

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi