Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i tregoi presidentit të Kinës, Xi Jinping, në një telefonatë të sotme, “implikimet dhe pasojat” nëse Pekini ofron mbështetje materiale për Rusinë ndërsa ajo sulmon qytetet dhe civilët ukrainas, tha Shtëpia e Bardhë.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se telefonata midis liderëve kinezë dhe amerikanë, e cila zgjati gati dy orë, u fokusua në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
“Presidenti Biden nënvizoi pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë për këtë krizë. Presidenti Biden detajoi përpjekjet tona për të parandaluar dhe më pas për t’iu përgjigjur pushtimit, duke përfshirë vendosjen e kostove ndaj Rusisë.
Ai përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë pasi ajo kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas.
Presidenti theksoi mbështetjen e tij për një zgjidhje diplomatike të krizës.”
Një deklaratë e mëparshme, ministria e jashtme kineze citoi Xi-nw t’i thoshte Bidenit se konfliktet dhe konfrontimet nuk ishin në interesin e askujt.
Sipas ministrisë, Xi tha:
“Prioritetet kryesore tani janë vazhdimi i dialogut dhe negociatave, shmangia e viktimave civile, parandalimi i një krize humanitare, ndërprerja e luftimeve dhe përfundimi i luftës sa më shpejt të jetë e mundur.”
Media shtetërore kineze citoi se Xi kishte thënë në telefonatë:
“Kriza e Ukrainës është diçka që ne nuk duam ta shohim.”

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi