Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, shpif se deklarata e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kalas, mbi respektimin e sovranitetit të Danimarkës dhe Grenlandës përbën „refuzim të Bashkimit Evropian për të njohur pavarësinë e Kosovës“.
Çfarë tha Zaharova?
Zaharova deklaroi sot se Rusia e konsideron deklaratën e Kalas mbi Grenlandën si një refuzim nga BE-ja për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo e shkroi këtë në Telegram:
„Deklaratën e konsiderojmë si refuzim të Bashkimit Evropian për të njohur pavarësinë e Kosovës.“
https://t.me/MariaVladimirovnaZakharova/11908

https://t.me/sputniksrbija/122956
https://www.politika.rs/sr/clanak/719435/zaharova-rusija-komentare-eu-o-grenlandu-vidi-ka
Analizë:
Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës në dokumentet zyrtare apo praktikën politike. Përkundrazi, BE-ja trajton Kosovën si shtet dhe subjekt të veçantë ndërkombëtar, siç dëshmohet nga akte ligjore, procese politike dhe praktika institucionale.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (SSP) me Kosovën, BE-ja ka krijuar një marrëdhënie kontraktuale me Kosovën si subjekt të veçantë, gjë që nuk është bërë as me një territor autonom tjetër në Evropë.
https://eur-lex.europa.eu/EN/legal-content/summary/stabilisation-and-association-agreement-with-kosovo.html
Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 2010 konfirmon se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.
https://www.icj-cij.org/case/141
Parlamenti Evropian ka bërë thirrje disa herë që pesë shtete të mbetura anëtare të BE-së të njohin Kosovën.
Strategjia e BE-së trajton Kosovën si partner të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian.
https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX:52018DC0065
Këshilli i BE-së ka vendosur të mundësojë udhëtim pa viza për qytetarët e Kosovës, që është një dëshmi tjetër se BE-ja e sheh Kosovën si shtet.
https://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2023/03/09/kosovo-council-gives-green-light-to-visa-free-travel/
Nga 27 shtete anëtare të BE-së, 22 njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Pra, pretendimi i Maria Zaharovës se BE-ja „refuzon njohjen e Kosovës“ është i pavërtetë./The Geopost/

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”