Propagandisti serb, Boris Malagurski, publikoi në rrjetin social X një grafikë të falsifikuar të televizionit CNN, ku në mënyrë të rreme pretendonte se Danimarka kishte tërhequr njohjen e Kosovës dhe i kishte kërkuar falje Serbisë.
Çfarë publikoi Malagurski:
“Danimarka tërheq njohjen e Kosovës, i kërkon falje Serbisë”, duke përdorur dizajnin dhe logon e CNN Politics.
“Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, sot njoftoi se Mbretëria e Danimarkës tërheq njohjen e saj të Kosovës si shtet i pavarur dhe konfirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Danimarka ishte ndër vendet e para që njohën deklaratën e pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt 2008, por udhëheqja e saj tani thotë se kjo ishte një gabim”.

Analizë:
Në një periudhë të shkurtër kohore, kjo postim kishte mbi 180,000 shikime dhe u shpërnda masivisht si një supozim që mbështetja ndërkombëtare për Kosovën po dobësohet.
Megjithatë, një lajm i tillë nuk është publikuar kurrë në CNN, as nuk ekziston ndonjë vendim zyrtar i qeverisë daneze për të tërhequr njohjen e Kosovës. Përkundrazi, Danimarka e ka njohur Kosovën në vitin 2008 dhe kjo njohje kurrë nuk është vënë në diskutim.
https://mfa-ks.net/lista-e-njohjeve/
Në faqen zyrtare të CNN-it, ashtu si në arkivin e lajmeve të tyre politike, nuk ekziston asnjë tekst që të konfirmojë pretendimet e Malagurskit.
Kosova dhe Danimarka gjatë viteve kanë thelluar bashkëpunimin përmes shumë marrëveshjeve, dhe në vitin 2022 u nënshkrua Marrëveshja për përdorimin e kapaciteteve të burgjeve (Prison Cooperation Agreement)
https://www.euronews.com/my-europe/2024/09/26/danish-justice-minister-visits-kosovo-prison-se
/The Geopost/

Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?!
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”