Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Zaharova dezinformon për Rezolutën 1244 dhe pavarësinë e Kosovës – narrativë politike e Kremlinit

The Geopost February 13, 2026 3 min read
Share the news

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë,Maria Zaharova, ka dezinformuar për RT Balkan duke pretenduar se “Perëndimi po saboton Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, se njohja e pavarësisë së Kosovës është “goditje ndaj së drejtës ndërkombëtare” dhe se vendet perëndimore gjoja po shkelin vendimet e OKB-së përmes mbështetjes së strukturave të sigurisë së Kosovës.

Analiza e deklaratave të saj tregon se bëhet fjalë për manipulim faktesh dhe përjashtim të kontekstit kyç ndërkombëtar.

Me cilat fakte manipulon Zaharova?

Manipulimi rreth Rezolutës 1244

Zaharova pretendon se Perëndimi “po saboton” Rezolutën 1244 dhe se njohja masive e Kosovës përbën shkelje të kësaj rezolute.

Megjithatë, teksti i Rezolutës 1244 vendos një administratë të përkohshme ndërkombëtare, parashikon një proces politik për përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk përmban ndalim për shpalljen e pavarësisë, as ndalim që shtetet e tjera ta njohin Kosovën.

“Njohja e pavarësisë në vitin 2008 është goditja e parë dhe kryesore ndaj Rezolutës 1244”

Zaharova e përshkruan pavarësinë e Kosovës si “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, por lë jashtë një fakt kyç:

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND/ICJ) në vitin 2010, në opinionin këshillimor, ka konkluduar se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe as Rezolutën 1244.

GJND ka përfunduar se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës:

● nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare,
● nuk ka shkelur Rezolutën 1244.

Gjykata theksoi qartë se vetë deklarata nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Pretendimi për “ndalim të armatosjes” së Kosovës

Zaharova pretendon se Perëndimi po shkel Rezolutën 1244 duke mbështetur forcat e sigurisë së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është transformuar në koordinim me NATO-n, ndërsa KFOR-i mban përgjegjësinë përfundimtare për sigurinë.

Konteksti shtesë që Zaharova e anashkalon

Zaharova flet për “shkelje kolektive të së drejtës ndërkombëtare”, por anashkalon faktin se mbi 100 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së dhe SHBA-në.

Gjithashtu, Bashkimi Evropian udhëheq dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pikërisht mbi bazën e premisës se çështja e statusit zgjidhet përmes marrëveshjeve politike, e jo përmes interpretimit të njëanshëm të Rezolutës 1244:

Përfundim

Deklarata e Maria Zaharovës paraqet një shembull të interpretimit selektiv të së drejtës ndërkombëtare dhe manipulimit të fakteve.

Pretendimet e paraqitura në intervistën për RT Balkan mund të vlerësohen si manipulim i fakteve përmes përjashtimit selektiv të vendimeve kyçe juridike dhe ndërkombëtare.

/The Geopost/

Tags: Dezinformimi Kosova Rusia

Continue Reading

Previous: Novosti dezinformon për takimin trilateral në Shkodër
Next: Shtabi i Ushtrisë së Serbisë dezinformon për bashkëpunimin ushtarak Kroaci-Shqipëri-Kosovë

Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës

The Geopost February 18, 2026
Shtabi i Ushtrisë së Serbisë dezinformon për bashkëpunimin ushtarak Kroaci-Shqipëri-Kosovë 3 min read
  • Fact Checking

Shtabi i Ushtrisë së Serbisë dezinformon për bashkëpunimin ushtarak Kroaci-Shqipëri-Kosovë

The Geopost February 16, 2026
Novosti dezinformon për takimin trilateral në Shkodër 2 min read
  • Fact Checking

Novosti dezinformon për takimin trilateral në Shkodër

The Geopost February 11, 2026
Lista Serbe dhe Simiq dezinformojnë sërish për Ligjin për të Huajt, ndonëse i njëjti ligj ekziston edhe në Serbi 2 min read
  • Fact Checking

Lista Serbe dhe Simiq dezinformojnë sërish për Ligjin për të Huajt, ndonëse i njëjti ligj ekziston edhe në Serbi

The Geopost February 11, 2026
Zaharova përhap narrativë të rreme për “shpalljen e serbëve të huaj” në Kosovë 2 min read
  • Fact Checking

Zaharova përhap narrativë të rreme për “shpalljen e serbëve të huaj” në Kosovë

The Geopost February 5, 2026
Fakte kundër propagandës: Si Petar Petkoviq manipulon lidhur me marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci 3 min read
  • BALKAN DISINFORMATION SUMMIT
  • Fact Checking

Fakte kundër propagandës: Si Petar Petkoviq manipulon lidhur me marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci

The Geopost February 5, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.