FOTO: THE GEOPOST
Lista Serbe dhe funksionari i saj Igor Simiq kanë vazhduar fushatën e dezinformimit të opinionit publik, duke pretenduar se zbatimi i Ligjit për të Huajt në Kosovë është gjoja një “plan për spastrimin etnik të serbëve”, ndonëse i njëjti ligj ekziston edhe në Serbi.
Çfarë ka deklaruar Igor Simiq?
Duke qenë i ftuar në TV Pink, Igor Simiq ka deklaruar se ligjet e Kosovës janë:
“të hartuara me qëllim të spastrimit etnik të serbëve nga Kosova”,
se “rreth 10.000 serbë” do të mbesin pa të drejtë qëndrimi,
se “7.000 persona do të mbeten në pikat kufitare”,
si dhe se ligji do të çojë në “ndarjen e familjeve” dhe në kolaps të sistemit arsimor dhe shëndetësor.
Analizë:
Ligji për të Huajt fillon të zbatohet më 15 mars, por ai nuk parashikon ndalim automatik të hyrjes, kthime masive nga pikat kufitare, as masa kolektive.
Pretendimi i Simiqit se “7.000 persona do të mbeten në pikat kufitare më 15 mars” nuk ekziston në asnjë dokument zyrtar.
Ligji për të Huajt hyn në fuqi më 15 mars, por pa masa kolektive. Bëhet fjalë për një rregullim administrativ të qëndrimit, i cili ekziston edhe në shtete të tjera.
Po ashtu, Simiqi injoron faktin se i njëjti parim i Ligjit për të Huajt zbatohet edhe në Serbi.
Ajo që në Serbi konsiderohet detyrim administrativ, Lista Serbe në Kosovë e shpall “spastrimi etnik”.
The GEOPOST

Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës
Shtabi i Ushtrisë së Serbisë dezinformon për bashkëpunimin ushtarak Kroaci-Shqipëri-Kosovë
Zaharova dezinformon për Rezolutën 1244 dhe pavarësinë e Kosovës – narrativë politike e Kremlinit
Novosti dezinformon për takimin trilateral në Shkodër
Zaharova përhap narrativë të rreme për “shpalljen e serbëve të huaj” në Kosovë
Fakte kundër propagandës: Si Petar Petkoviq manipulon lidhur me marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci