Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Lavrov dhe Zakharova dezinformojnë për gjoja persekutimin e serbëve në Kosovë

The Geopost September 13, 2024 3 min read
Share the news

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov dhe zëdhënësja e këtij dikasteri, Maria Zakharova, kanë përhapur dezinformata për gjoja “persekutimin e serbëve” nga Kosova, dukengrehur paralele të pabaza me situatën në Donbas.  Lavrov tha se persekutimi i serbëve mund të krahasohet me “persekutimin nazist të rusëve në Donbas”, ndërsa Zakharova akuzoi vendet perëndimore se i kanë lënë “dorën e lirë” kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për gjoja “spastrimin etnik të serbëve nga Kosova”.

Lavrov tha:

“Persekutimi i serbëve nga Kosova është i ngjashëm me persekutimin nazist të popullatës ruse nga territori i Donbasit, që u krye nga autoritetet ukrainase.

Spastrimi etnik i pastër si lotët.  Po ashtu, falë Zotit, pa konflikte të rënda ushtarake, po tentojnë të dëbojnë serbët nga Kosova. Serbët po dëbohen në heshtje nga krahina jugore serbe me metoda të ndryshme burokratike.”

Zakharova tha:

“Përgjegjësinë për krizën që po nxit Prishtina në Kosovë dhe për dështimin në zgjidhjen e çështjes e kanë shtetet perëndimore. Në të vërtetë, i ashtuquajturi kryeministër, Albin Kurti, po i dëbon brutalisht serbët që jetojnë në Kosovë dhe nga toka e tyre amtare, duke përdorur një arsenal të tërë instrumentesh represive dhe masave të frikësimit.”

Analiza:

Lavrov dhe Zakharova po tentojnë që të përhapin të njëjtën propagandë sikurse Serbia në lidhje me gjoja persekutimin dhe spastrimin etnik të serbëve nga Kosova. Deklaratat dezinformuese të tyre vijnë në të njëjtën kohë kur në Serbi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe vartës të tij janë duke folur me një gjuhë kërcënuese kundër Kosovës.

Derisa Lavrov përdor shprehjen “metoda burokratike” për të treguar se Kosova po tenton të dëbojë serbët, në fakt është në pyetje vetëm zbatimi i ligjit dhe vendosja e shtetit ligjor në të gjithë territorin.

Policia e Kosovës para disa ditësh ka mbyllur disa objekte të komunave paralele të Serbisë që kanë vazhduar të funksionojnë në Kosovë. Këto struktura paralele parashihen të shuhen edhe sipas marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, por Beogradi zyrtar po i përdor këto aksione të policisë për të propaganduar se policia po i persekuton qytetarët serbë.

Nuk ka asnjë raport ndërkombëtar që thotë se serbëve në Kosovë po u shkelen të drejtat. Në fakt, në raportin që kanë hartuar zyrtarë të Këshillit të Evropës që kanë qenë në Kosovë për të monitoruar respektimin e të drejtave të njeriut është thënë se Kushtetuta e Kosovës është ndër më të avancuarat në rastin e të drejtave të minoriteteve.

Autoritetet në Kosovë përpiqen të integrojnë sa më shumë komunitetin serb në institucionet e Kosovës duke mbyllur strukturat paralele përmes proceseve ligjore që janë pjesë e kornizës ligjore të njohur ndërkombëtarisht.

Kosova vazhdimisht ka theksuar se qëllimi është integrimi i serbëve në shoqërinë kosovare, e jo persekutimi i tyre.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Arno Gujon dezinformon: Nëse je serb, nuk ke të drejtë pronësie në Kosovë
Next: Brnabiq dezinformon për situatën në Kosovë: Kurti dëshiron të nisë luftë

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.