Katër persona kanë humbur jetën pasi një ushtar i forcave të armatosura ruse hapi zjarr në një sulm të armatosur në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
Guvernatori i emëruar nga Moska në Sevastopol, Mikhail Razvozhayev, tha se ushtari fillimisht qëlloi ndaj kolegëve të tij ushtarakë, duke vrarë një ushtar dhe plagosur një tjetër.
Më pas, ai shkoi në fshatin Khmelnytske, ku vrau tre civilë – dy burra të moshës 71 dhe 59 vjeç, si dhe një grua 64-vjeçare. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas Razvozhayevit, autori i sulmit është arrestuar, ndërsa motivet e ngjarjes janë ende nën hetim.
Autoritetet nuk e kanë bërë publik identitetin e tij dhe nuk kanë dhënë informacione se në cilën degë të forcave të armatosura ruse shërbente.
Nuk është e qartë nëse numri i viktimave mund të rritet. Guvernatori tha se mjekët po bëjnë “gjithçka është e mundur” për të shpëtuar të plagosurit.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të mos përhapin “thashetheme të paverifikuara” lidhur me motivet e sulmit apo identitetin e autorit.
Rusia mori nën kontroll Gadishullin e Krimesë në vitin 2014, pas aneksimit të tij nga Ukraina.
Megjithatë, shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar nuk e njeh aneksimin e Krimesë dhe e konsideron atë territor të pushtuar të Ukrainës.
Rusia mban një prani të konsiderueshme ushtarake në Krime, e cila ka qenë vazhdimisht objekt i sulmeve me dronë dhe raketa nga Ukraina.
/The Geopost/

Nga Irani te Rusia e Kina – Profesori amerikan paralajmëron për një realitet të ri strategjik
Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi
Droni i rrëzuar nga NATO mbi Rumani, dyshohet se ishte rus
Aeroplani luftarak i NATO-s rrëzon një dron që shkelte hapësirën ajrore të Rumanisë
Zelensky kërkoi 10 për qind të rezervave të sistemeve Patriot, vjen përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë
Polonia shfaq armët e saj më moderne, 2,000 ushtarë marshojnë nëpër Varshavë