Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video nga operacionet e mbrojtjes ajrore, ku shihen ushtarët ukrainas duke rrëzuar dronë rusë në pjesën lindore të vendit.
Në pamjet e publikuara, të cilat ministria i ka përshkruar si veprim i “luftëtarëve tanë të mbrojtjes ajrore”, shihen momentet kur sistemet ukrainase identifikojnë dhe godasin mjetet ajrore pa pilot të lëshuara nga forcat ruse.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë këtyre operacioneve janë rrëzuar 64 dronë të tipit Shahed, të cilët Rusia i përdor në sulmet e saj kundër objektivave në territorin ukrainas.
Ndërkohë, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore gjatë natës, duke lëshuar gjithsej 227 dronë drejt Ukrainës.
Sulmet me dronë janë bërë pjesë e vazhdueshme e ofensivës ruse, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase angazhohet për t’i interceptuar ato përpara se të arrijnë objektivat e tyre.
Publikimi i videos vjen në kuadër të përpjekjeve të Ukrainës për të treguar aktivitetin e njësive të saj të mbrojtjes ajrore dhe përballjen me sulmet e vazhdueshme ruse.

Nga Rusia te Kina dhe Koreja e Veriut, kush fshihet pas sulmeve dhe sabotimeve që po tronditin Evropën?
Jo vetëm Ukraina, por edhe Evropa – SHBA prezanton pesë pikat për sigurinë evropiane
Mali i Zi mbyll dy kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit në BE
Putin konfirmon takimin Rusi-SHBA-Ukrainë
Ukraina godet industrinë ruse të naftës, 15 rafineri jashtë funksionit
Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë