Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë

The Geopost November 6, 2026 3 min read
Share the news

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka kritikuar praktikat në Serbi për heshtjen e vendimeve gjyqësore dhe fakteve të vërtetuara përmes proceseve gjyqësore, duke thënë se ato po zëvendësohen me një të ashtuquajtur “të vërtetë të popullit”.

Në një reagim drejtuar ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, Kandiq ka thënë se, krahas paralajmërimit të tij se glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës është në kundërshtim me vlerat evropiane, ai duhej të kishte adresuar edhe praktikën e mohimit dhe shtrembërimit të fakteve për krimet e luftës.

Sipas saj, shtrembërimet më të mëdha kanë të bëjnë me gjenocidin në Srebrenicë dhe viktimat e luftës në Kosovë.

“Përballja e përgjegjshme me të kaluarën kërkon ndërprerjen e këtyre praktikave”, ka theksuar Kandiq.

Ajo ka vënë në pah dokumentacionin e Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC), i cili, sipas saj, përmban bazën më gjithëpërfshirëse të të dhënave për humbjet njerëzore në Kosovë, duke dokumentuar fatin individual të viktimave të të gjitha përkatësive etnike.

Kandiq ka theksuar se Fondi disponon edhe dokumente të shumta gjyqësore, dëshmi të familjarëve të viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe një koleksion të veçantë të incizimeve video të dëshmive të dhëna para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), lidhur me luftërat e zhvilluara që nga viti 1991, përfshirë edhe atë në Kosovë.

Sipas saj, ky dokumentacion mund të ndihmojë Prokurorinë për Krime Lufte të Serbisë, por vetëm nëse ajo vepron në mënyrë të pavarur dhe mbështetet në fakte e prova, e jo në udhëzimet politike të pushtetit.

“Pavarësia e gjyqësorit, për të cilën insiston BE-ja, duhet të shtrihet edhe në ndjekjen penale të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kandiq.

Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ofrojë mbështetje politike dhe financiare për përfshirjen e brezave të rinj, veçanërisht studentëve dhe të diplomuarve universitarë, në hulumtimin e luftërave të viteve 1990.

Sipas Kandiqit, të rinjtë duhet të kenë mundësinë t’i shqyrtojnë provat, të nxjerrin përfundimet e tyre dhe të rivlerësojnë në mënyrë kritike narrativat mbizotëruese për të kaluarën.

Në fund, ajo ka paralajmëruar se politika e kujtesës është shndërruar në një armë të re lufte, përmes së cilës thellohen ndarjet kombëtare, mohohen krimet dhe glorifikohen autorët e tyre.

Kandiq ka theksuar se njohuritë dhe faktet e dokumentuara nga organizatat e pavarura hulumtuese mund të ndihmojnë në krijimin e një kulture tjetër të kujtesës dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, të bazuar në përgjegjësinë për krimet e luftës dhe respektimin e të gjitha viktimave.

Tags: Bashkimi Evropian Kosova Natasha Kandiq Serbi

Continue Reading

Previous: SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën 7 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

The Geopost November 6, 2026
Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë

The Geopost November 6, 2026
Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh 6 min read
  • News

Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh

The Geopost November 6, 2026
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin 8 min read
  • Botë
  • News

Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin

The Geopost November 6, 2026
A i ndryshon humbja e Vuçiqit raportet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën? 9 min read
  • Botë
  • News

A i ndryshon humbja e Vuçiqit raportet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën?

The Geopost November 6, 2026
Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje 6 min read
  • Ballkan
  • News

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

The Geopost November 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.