Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Prokuroria Speciale vazhdon hetimet në lokacionin e tretë të dyshuar si varrezë masive në Zubin Potok

The Geopost August 5, 2026 3 min read
Share the news

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë që dyshohet se është varrezë masive, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar gjetjen e mbetjeve mortore në dy lokacione në Zubin Potok, për të cilat dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione, thuhet në njoftim. Në fshatin Jabukë të Zubin Potokut janë gjetur mbetje mortore, të cilat sipas Prokurorisë do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizës së ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër i Vogël vazhdojnë.

“Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë”, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës, duke shtuar se hetimet për krimet e luftës në Zubin Potok po intensifikohen. Gërmimet në lokacionin që dyshohet të jetë varrezë masive në Kalludër të Vogël, në Zubin Potok, kanë nisur në fund të korrikut, ndërsa para disa ditësh kanë filluar edhe gërmimet në Jabukë, po ashtu në këtë komunë në veri të Kosovës.

Njoftimi i Prokurorisë Speciale vjen në një kohë kur kryenegociatori i Kosovës për dialogun teknik, Agron Bajrami, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të sigurojë që Serbia t’i zbatojë plotësisht obligimet që dalin nga Deklarata për Personat e Zhdukur.

Në një postim në platformën X, Bajrami tha se i ka kërkuar BE-së që Serbia të mundësojë qasje të pakufizuar në arkiva dhe të garantojë mbrojtje për personat që ofrojnë informacione.

“Si kryenegociator i Kosovës, ia kam përcjellë zyrtarisht të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, shqetësimet tona lidhur me zhvillimet e fundit në çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999”, ka shkruar Bajrami.

Ai tha se familjet e personave të zhdukur “kanë pritur shumë gjatë për të vërtetën”. Prokuroria Speciale disa ditë më parë konfirmoi se në fshatin Kalludër i Vogël janë gjetur mbetje mortore njerëzore. Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më 3 gusht deklaroi se në Jabukë janë gjetur mbetjet mortore të të paktën katër personave.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia më 2 maj 2023 arritën marrëveshje për Deklaratën për Personat e Zhdukur.

Kjo deklaratë parashikon obligimin e të dyja palëve për të ndriçuar fatin e më shumë se 1.500 personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999. Në deklaratë nuk përmendet në mënyrë të veçantë hapja e arkivave ushtarake apo policore, por përmendet termi “dokumente konfidenciale”.

Më herët gjatë këtij viti, Kosova dhe Serbia zhvilluan takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, por takimi përfundoi pa rezultate.

Continue Reading

Previous: Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar
Next: Zelensky: Rusia humbi mbi 30 mijë trupa nga sulmet me dronë gjatë korrikut

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman

The Geopost August 6, 2026
Avionët polakë interceptojnë avionin rus të zbulimit mbi Baltik, Varshava: Rusia po teston gatishmërinë e NATO-s 3 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Lajme

Avionët polakë interceptojnë avionin rus të zbulimit mbi Baltik, Varshava: Rusia po teston gatishmërinë e NATO-s

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.