Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

BE kërkon të jetë pjesë e marrëveshjes së paqes për luftën në Ukrainë

The Geopost November 8, 2026 3 min read
Share the news

BE pozicionohet: Një marrëveshje paqeje për luftën në Ukrainë do të kërkojë pjesëmarrjen e BE-së, sipas së ngarkuarës për politikën e jashtme, Kaja Kallas.

Sipas Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas marrëveshja e paqes për luftën në Ukrainë nuk mund të arrihet pa shtetet e Bashkimit Evropian. “Ne nuk mund të themi se si dhe kur Ukraina dhe Rusia do të lidhin një marrëveshje paqeje”, tha ajo pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të rajonit të Baltikut në Varshavë. “Që çdo marrëveshje të mund të zbatohet, do të jetë e nevojshme pjesëmarrja e Bashkimit Evropian”, shtoi ajo.

Më herët, një zëdhënëse e Komisionit Evropian kishte theksuar se është “çështje e Bashkimit Evropian” të. Sipas saj, rruga drejt një marrëveshjeje paqeje është “ende e gjatë”.

Gjermania: bisedimet pa pjesëmarrjen e Evropës “nuk janë të dobishme”

Edhe qeveria gjermane ka deklaruar, se bisedimet pa pjesëmarrjen e Evropës “nuk janë të dobishme”. Kancelari federal Friedrich Merz (CDU) kishte zhvilluar një telefonatë me Donald Trump gjatë natës të së premtes. Pas zgjedhjeve të ndërmjetme, procesi i negociatave për t’i dhënë fund luftës agresore ruse po fiton dinamikë të re, dhe është krijuar edhe “një ndjenjë e re urgjente”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, pas bisedës telefonike gjatë natës mesFriedrich Merz dhe Donald Trump. Të dy udhëheqësit shkëmbyen mendime lidhur me kursin që duhet ndjekur në negociatat e ardhshme për Ukrainën.

Sipas Korneliusit, ekziston pajtim me administratën amerikane mbi katër parime themelore. Së pari, lufta në Ukrainë duhet të përfundojë dhe vetëm më pas të diskutohet për një rend të ri sigurie evropiane. Një marrëveshje mund të arrihet vetëm “në një kontekst të mbyllur”, pra vetëm atëherë kur “gjithçka të jetë rënë dakord”. Përveç kësaj, partnerët e NATO-s duhet të jenë të gjithë në një linjë dhe të japin pëlqimin e tyre nëpërmjet konsensusit, u tha.

Njoftimi i Trump për një marrëveshje “shumë të madhe” me Rusinë

Pas një takimi me një këshilltar të presidentit rus Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten (sipas orës lokale) një marrëveshje “shumë të madhe” me Rusinë, e cila nuk do të kishte të bënte vetëm me Ukrainën, por ndoshta edhe me “gjithë Evropën”. “Të gjithë do të jenë të entuziazmuar”, shtoi ai.

Të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme, përfaqësues të Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së do të zhvillojnë bisedime trepalëshe në Abu Dhabi për një fund të mundshëm të luftës në Ukrainë. Ky është takimi i parë i këtij lloji që nga muaji shkurt. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk do të marrin pjesë në këto bisedime trepalëshe.

Tags: Bashkimi Evropian Rusia SHBA Ukraina

Continue Reading

Previous: Nga Rusia te Kina dhe Koreja e Veriut, kush fshihet pas sulmeve dhe sabotimeve që po tronditin Evropën?
Next: Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka “kapur” pesë raketa që synonin Riadin dhe rajone të tjera saudite

Vuçiqi, BIA dhe krimi i organizuar në dosjet e Sky ECC – deputetja opozitare serbe publikon dokumentacionin e plotë 3 min read
  • News

Vuçiqi, BIA dhe krimi i organizuar në dosjet e Sky ECC – deputetja opozitare serbe publikon dokumentacionin e plotë

The Geopost November 8, 2026
Si kërkoi SBU-ja qasje në të dhënat e gjykatës kundër korrupsionit në Ukrainë 25 min read
  • Botë
  • News

Si kërkoi SBU-ja qasje në të dhënat e gjykatës kundër korrupsionit në Ukrainë

The Geopost November 8, 2026
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka “kapur” pesë raketa që synonin Riadin dhe rajone të tjera saudite 2 min read
  • Botë
  • News

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka “kapur” pesë raketa që synonin Riadin dhe rajone të tjera saudite

The Geopost November 8, 2026
Nga Rusia te Kina dhe Koreja e Veriut, kush fshihet pas sulmeve dhe sabotimeve që po tronditin Evropën? 2 min read
  • Botë
  • News

Nga Rusia te Kina dhe Koreja e Veriut, kush fshihet pas sulmeve dhe sabotimeve që po tronditin Evropën?

The Geopost November 7, 2026
Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të dronëve rusë 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të dronëve rusë

The Geopost November 7, 2026
Jo vetëm Ukraina, por edhe Evropa – SHBA prezanton pesë pikat për sigurinë evropiane 2 min read
  • Botë
  • News

Jo vetëm Ukraina, por edhe Evropa – SHBA prezanton pesë pikat për sigurinë evropiane

The Geopost November 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.