Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se mori një propozim të ri iranian për t’i dhënë fund luftës, por shprehu dyshime mbi perspektivat e tij.
“Së shpejti do ta shqyrtoj planin që Irani sapo na ka dërguar, por nuk mund ta imagjinoj se do të ishte i pranueshëm në kuptimin që ata ende nuk kanë paguar një çmim mjaftueshëm të madh për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës gjatë 47 viteve të fundit”, tha Trump në një postim në Truth Social.
Teherani i ka dërguar Uashingtonit një propozim me 14 pika nëpërmjet Pakistanit në përgjigje të një propozimi amerikan me nëntë pika, sipas një raporti nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim.
“Do t’ju njoftoj më vonë”, u tha Trump gazetarëve në Florida të shtunën. “Tani do të më japin formulimin e saktë”, tha ai përpara se të hipte në Air Force One, raporton Politico.
Trump sugjeroi se mund të urdhërojë veprime të reja ushtarake nëse nuk ka përparim drejt një rezolute. “Nëse ata sillen keq, nëse bëjnë diçka të keqe – por tani për tani, do ta shohim”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse mund të urdhëronte sulme të reja kundër regjimit iranian. ” Është një mundësi që mund të ndodhë, sigurisht”.
Trump hodhi poshtë një propozim të mëparshëm iranian , por bisedat kanë vazhduar dhe armëpushimi tre-javor duket se po respektohet.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, u tha diplomatëve në Teheran se “ topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara për të zgjedhur rrugën e diplomacisë apo vazhdimin e një qasjeje konfrontuese”, sipas raportimeve të medias.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, informoi shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, mbi iniciativat e fundit të Teheranit që synojnë t’i japin fund luftës, raportoi Tasnim. Gjatë një telefonate të premten, Araqchi dhe Kallas diskutuan zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, sipas raportit.
The GeoPost

Kosova ndjek SHBA-në në Gazë
Finlanda thotë se dyshohet se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore
“Nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA”, analistët komentojnë rezolutën e kongresistëve për Kosovën në NATO
Forcat e NATO-s nisin stërvitjet në shkallë të gjerë ‘Amber Shock 26’ në Poloni
A do të zhvillohet samiti i NATO-s në vitin 2028?
Lufta me dronë në Ukrainë ka rishkruar tashmë të ardhmen e NATO-s