Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Sulmi izraelit paralizon kompleksin Parsi Jugor, 80 për qind e energjisë iraniane në rrezik

The Geopost March 20, 2026 4 min read
Share the news

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor, afër Asalojehit, ata goditën më shumë sesa tubacione dhe kompresorë. Ata goditën pjesën e infrastrukturës më thelbësore për funksionimin e Iranit – një fushë kyç që ofron rreth 75 për qind të furnizimit të brendshëm me gaz të Iranit dhe prodhon afër 80 për qind të energjisë elektrike të vendit.

Sulmi ndaloi prodhimin në dy rafineri që së bashku kanë një kapacitet ditor prej 100 milionë metrash kub, duke bërë që çmimet të rriten ndjeshëm dhe duke nxitur kundërsulme ndaj Irani ndaj infrastrukturës së energjisë në shtetet arabe të Gjirit Persik, përfshirë në terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) Ras Lafan të Katarit.

Një objektiv që prej kohësh është degraduar

Parsi Jugor veçse ishte përballur me vështirësi edhe para se të binte bomba e parë. Pasi që shtrihet përgjatë kufirit detar me Katarin në Gjirin Persik – ku i njëjti rezervuar njihet si Kupola Veriore dhe furnizon rreth 20 për qind të LNG-së së botës – pjesa e fushës që gjendet në anën e Iranit prej vitesh ka vuajtur nga mungesa e theksuar e investimeve.

Që kur Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore më 2018 dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj Teheranit, kompanitë ndërkombëtare, përfshirë Total nga Franca, janë larguar dhe infrastruktura e vjetruar e fushës kryesisht nuk është rinovuar.

Shahram Kholdi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Kanada, thotë se fusha veçse ishte në gjendje të rëndë.

“Republika Islamike ka investuar shumë pak në sektorin e naftës dhe gazit që kur [presidenti amerikan, Donald] Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore”, thotë ai për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë. “Shumë nga këto ndërtesa veçse kanë pasur nevojë të rinovohen. Katari po nxjerr një pjesë shumë më të madhe të gazit nga rezervuari i përbashkët pasi infrastruktura jonë është vjetruar dhe degraduar”.

Edhe në kohë paqeje, iranianët janë përballur me mungesë të furnizimeve me gaz, teksa regjimi ka drejtuar furnizimet drejt eksporteve të petrokimikateve, duke përdorur termocentralet me mazut – naftë e rëndë që ka mbuluar qytetet iraniane me tym e ndotje të ajrit.

Logjika strategjike, kostoja njerëzore

Zyrtarët izraelitë thonë se sulmi ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe kishte për qëllim të ulte kapacitetin e Republikës Islamike për të mbajtur ushtrinë e saj. Por, analistët paralajmërojë se dëmet është e pamundur të kufizohen vetëm në sferën ushtarake.

Umud Shokri, analist i sigurisë së energjisë dhe profesor në Universitetin George Mason, argumenton se zgjedhja e Parsit Jugor si objektiv është shumë i rëndësishëm.

“Shënjestrimi i Parsit Jugor është skenari më i keq sepse ai mbështet shumicën e furnizimit me gaz të Iranit, duke ushqyer gjenerimin e energjisë, ngrohjen, industrinë dhe petrokimikatet”, thotë ai. “Ndërprerja nuk godet vetëm eksportet, por edhe jetën e përditshme. Duhet të prisni që pothuajse menjëherë të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, mungesa të furnizimeve dhe inflacion, që do të thotë se iranianët e zakonshëm do të përjetojnë të parët goditjen”.

Që nga nisja e operacionit ushtarak, Trump ka thënë se nuk do të ketë “asnjë marrëveshje me Iranin, përveç dorëzimit pa kushte”. Teksa mbështet ndryshimin e regjimit, duke e cilësuar atë si “gjëja më e mirë që mund të ndodhë”, Trump po ashtu ka theksuar se kjo mund të mos ndodhë “menjëherë”.

Sa i përket qëllimit politik që qëndron pas goditjes së infrastrukturës, Kholdi e thotë troç: “Besoj se qëllimi i synuar ose i paqëllimshëm është që ta sjellë popullatën në një pikë ku ata të kërkojnë rrëzimin e këtij regjimi. Nuk shoh logjikë tjetër për këtë çështje”.

Megjithatë, të dy analistët janë skeptikë se kjo logjikë qëndron.

Shokri argumenton se sulmet “nuk shkaktojnë qartësisht destabilizim” të establishmentit klerikan. “E dobësojnë, po, por po ashtu i japin justifikim që të forcojë kontrollon dhe që të hedhë fajin diku tjetër”, thotë ai.

Por, ai është skeptik se presioni civil do të përkthehet në ndryshim politik teksa konflikti po vazhdon. “Jo, kurrë”, përgjigjet ai në pyetjen nëse njerëzit nën bombardime aktive do të dilnin në rrugë. Rreziku kryesor, sipas tij, është ajo që ndodh pasi të përfundojë lufta.

“Pasi të arrihet një armëpushim, Republika Islamike nuk do të jetë në gjendje të rikthejë menjëherë [ndërtesat e gazit në] Asalojeh”, paralajmëron Kholdi. “Shteti do të përballet me mungesa të mëdha, edhe nëse Republika Islamike kolapson”.

Irani, argumenton ai, do të detyrohej që të importonte gaz nga fqinjët, sikurse Turkmenistani, gjatë ndonjë periudhe të tranzicionit, ndërkaq rindërtimi – që kërkon teknologji të avancuar japoneze apo nga Koreja e Jugut dhe financim nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – mund të zgjasë për vite të tëra.

Ai thekson se kjo është sfidë për të cilën lëvizjet opozitare të Iranit nuk janë përgatitur. Kornizat e tyre për tranzicion janë shkruar para se Paris Jugor të shndërrohej në objektiv.

“Mendoj se llogaritjet e të gjithëve përfshinin shpresën që udhëheqësit e Republikës Islamike do të shfaqnin një farë racionaliteti dhe thjesht do të hiqnin dorë dhe do të largoheshin”, thotë ai. “Më lejoni të mbaj të gjithë përgjegjës, përfshirë edhe veten time”.

Tags: Irani Izraeli SHBA

Continue Reading

Previous: Lidhjet e Viktor Orban me Moskën: Zgjedhjet në Hungari si mundësi për t’u distancuar nga Rusia
Next: Kina dhe Rusia përballë krizës në Iran

250-vjetori i Pavarësisë, Trump: Amerika hyn në një “Epokë të Re të Artë” 3 min read
  • Botë

250-vjetori i Pavarësisë, Trump: Amerika hyn në një “Epokë të Re të Artë”

The Geopost July 4, 2026
Amerika feston 250-vjetorin e Pavarësisë, simbolin e lirisë dhe demokracisë 3 min read
  • Botë

Amerika feston 250-vjetorin e Pavarësisë, simbolin e lirisë dhe demokracisë

The Geopost July 4, 2026
Rusia mbështetet te studentët për të kompensuar humbjet në rritje në Ukrainë 3 min read
  • Botë
  • News

Rusia mbështetet te studentët për të kompensuar humbjet në rritje në Ukrainë

The Geopost July 4, 2026
Vendim historik: Gjykata Speciale për agresionin rus do të bëhet në Holandë 2 min read
  • Botë
  • News

Vendim historik: Gjykata Speciale për agresionin rus do të bëhet në Holandë

The Geopost July 4, 2026
Hungaria zhbllokon pjesërisht negociatat e Ukrainës për anëtarësim në BE 3 min read
  • Botë
  • News

Hungaria zhbllokon pjesërisht negociatat e Ukrainës për anëtarësim në BE

The Geopost July 4, 2026
SHBA paralajmëron Poloninë: Rusia po përgatit një incident të armatosur në territorin tuaj 3 min read
  • Botë
  • News

SHBA paralajmëron Poloninë: Rusia po përgatit një incident të armatosur në territorin tuaj

The Geopost July 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.