Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Krizë brenda ushtrisë iraniane: Mungesë furnizimesh, dezertime dhe përplasje me Gardën Revolucionare

The Geopost March 14, 2026 3 min read
Share the news

Irani po përballet me tensione të brendshme në strukturat e tij ushtarake, ndërsa raportime të fundit flasin për mungesë furnizimesh, rritje të dezertimeve dhe përplasje mes ushtrisë së rregullt dhe Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Sipas Defence24 me burime nga transmetuesi në gjuhën persiane Iran International, kriza është përshkallëzuar në disa njësi të ushtrisë iraniane.

Raportohet se IRGC ka refuzuar të ndihmojë ushtarët e plagosur të ushtrisë së rregullt dhe po mban për vete rezervat gjithnjë e më të kufizuara të furnizimeve mjekësore.

Burimet thonë se ushtria iraniane po pëson humbje të konsiderueshme, ndërsa njësitë e Gardës Revolucionare nuk po transportojnë ushtarët e plagosur drejt spitaleve. Kjo situatë ka rritur ndjeshëm tensionet mes dy strukturave kryesore ushtarake të vendit.

Po ashtu raportohet se ushtarët e ushtrisë së rregullt po përballen me mungesë serioze të furnizimeve bazë. Sipas dëshmive të cituara, në disa raste ushtarët kanë marrë vetëm sasi minimale municioni, ushqimi dhe uji të pijshëm.

Një nga burimet përshkroi situata të pazakonta në të cilat dy ushtarë duhet të ndajnë vetëm 20 fishekë. Ky trajtim, sipas tyre, tregon një diskriminim të qartë ndaj ushtrisë së rregullt në krahasim me njësitë e Gardës Revolucionare, shkruan defence24.

Kjo pabarazi në furnizime dhe mbështetje logjistike thuhet se ka nxitur një numër në rritje dezertimesh. Sipas raportimeve, disa njësi të ushtrisë së rregullt kanë braktisur bazat e tyre dhe janë strehuar në qytete përreth.

Megjithatë, problemet nuk duket se kufizohen vetëm te ushtria e rregullt. Burimet raportojnë gjithashtu për vështirësi në njësi të caktuara të IRGC-së, përfshirë dështime në pajisjet e komunikimit dhe mungesë të furnizimeve bazë.

Këto raportime janë veçanërisht domethënëse pasi njësitë raketore të Gardës Revolucionare zakonisht konsiderohen si ndër më të pajisurat dhe më të mbrojturat brenda strukturave ushtarake iraniane.

Iran International, që publikoi këto informacione, është një kanal televiziv satelitor dhe platformë digjitale lajmesh me seli në Londër. Media operon në gjuhën persiane dhe shpesh mbulon çështje të ndjeshme për qeverinë iraniane. Ajo është kritikuar nga Teherani për lidhje të dyshuara me Arabinë Saudite, një rival rajonal i Iranit.

Raportimet për krizë në ushtrinë iraniane vijnë në një moment të tensionuar për vendin, i cili po përballet me presion të jashtëm dhe sfida të brendshme politike e ekonomike.

Analistët theksojnë se stabiliteti i brendshëm i Iranit është i lidhur ngushtë me funksionimin e aparatit të tij të sigurisë dhe të forcave të armatosura. Çdo dobësim i këtyre strukturave mund të ketë pasoja të rëndësishme për kontrollin e situatës së brendshme.

Në vitet e fundit, Irani është përballur me valë protestash antiqeveritare që janë shtypur me forcë nga forcat e sigurisë.

Nëse tensionet brenda ushtrisë dhe strukturave të sigurisë përshkallëzohen, disa analistë paralajmërojnë se kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në aftësinë e autoriteteve për të kontrolluar protesta të mundshme në të ardhmen.

The Geopost.

Tags: Irani Izraeli SHBA

Continue Reading

Previous: Kuvendi i Shqipërisë me projekt-rezolutë: Irani të shpallet shtet sponsor i terrorizmit
Next: Dezinformimi rus për luftën në Lindjen e Mesme

Kremlini përshkallëzon luftën hibride në Evropë, sabotimi po shndërrohet në armë politike 5 min read
  • Botë
  • Siguri

Kremlini përshkallëzon luftën hibride në Evropë, sabotimi po shndërrohet në armë politike

The Geopost September 10, 2026
Trump: Putini dëshiron marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë 2 min read
  • Botë

Trump: Putini dëshiron marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë

The Geopost September 10, 2026
BE jep dritën e gjelbër për 3.2 miliardë euro për Patriotët e Ukrainës, mburojë e re kundër sulmeve ruse 3 min read
  • Botë

BE jep dritën e gjelbër për 3.2 miliardë euro për Patriotët e Ukrainës, mburojë e re kundër sulmeve ruse

The Geopost September 9, 2026
Inteligjenca rumune parandalon operacion të dyshuar sabotimi të koordinuar nga Rusia 3 min read
  • Botë

Inteligjenca rumune parandalon operacion të dyshuar sabotimi të koordinuar nga Rusia

The Geopost September 9, 2026
Finlanda përfundon 200 kilometrat e murit përgjatë kufirit me Rusinë 2 min read
  • Botë

Finlanda përfundon 200 kilometrat e murit përgjatë kufirit me Rusinë

The Geopost September 8, 2026
Polonia kërkon dëbimin e diplomatëve rusë nga BE-ja: Janë të përfshirë në sabotim dhe aktivitete terroriste 2 min read
  • Botë
  • Siguri

Polonia kërkon dëbimin e diplomatëve rusë nga BE-ja: Janë të përfshirë në sabotim dhe aktivitete terroriste

The Geopost September 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.