Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Gati dy dekada në pushtet, Orban në rënie të lirë

The Geopost February 1, 2026 3 min read
Share the news

Pothuajse dy dekada pasi mori pushtetin për herë të parë, kryeministri hungarez Viktor Orbán po përballet me sfidën më serioze politike të karrierës së tij.

Rënie e vazhdueshme e vlerësimeve, një kundërshtar i fortë që jo vetëm e arrin, por edhe e tejkalon në sondazhe, si dhe zëra gjithnjë e më të shpeshtë brenda vetë Fidesz-it për një ndryshim të mundshëm në udhëheqje, po e tronditin dominimin afatgjatë të Orbán-it në skenën politike hungareze.

Sondazhet më të fundit të opinionit publik nga janari 2026 tregojnë se balancat politike në Hungari po ndryshojnë me shpejtësi.

Një anketë e realizuar nga agjencia kërkimore Zavec, mbi një mostër përfaqësuese prej 1,000 qytetarësh të anketuar mes 19 dhe 24 janarit, dhe e publikuar nga portali i pavarur Telek, tregon se partia opozitare Tisa, e udhëhequr nga Péter Magyar, gëzon 49 për qind të mbështetjes së votuesve, ndërsa Fidesz i Orbán-it ndalet në 39 për qind.

Sipas këtij sondazhi, Tisa është profilizuar qartë si alternativa kryesore ndaj pushtetit aktual, duke shënuar mobilizim të fortë sidomos te votuesit e rinj dhe ata që jetojnë në zonat urbane.

Veçanërisht domethënës është fakti se Tisa gëzon dyfish më shumë mbështetje në Budapest dhe ndër votuesit me arsim të lartë, ndërsa Fidesz vazhdon ta ruajë bazën e saj kryesisht te votuesit mbi moshën 60 vjeç.

Rezultate të ngjashme nxjerr edhe hulumtimi i agjencisë Median, i publikuar nga HVG dhe i analizuar në detaje nga portali 24.hu. Sipas këtyre të dhënave, epërsia e Tisa-s ndaj Fidesz-it është rritur edhe më shumë mes të ashtuquajturve “votues të sigurt”.

Nëse dy muaj më parë diferenca mes dy blloqeve politike ishte rreth 10 pikë përqindjeje, në janar ajo u zgjerua në 12 pikë në favor të opozitës. Shifrat konkrete ilustrojnë qartë përmasat e sfidës me të cilën përballet Orbán: mes votuesve që tashmë e dinë se për kë do të votojnë, Tisa ka 51 për qind mbështetje, ndërsa Fidesz 39 për qind; mes votuesve të pavendosur, Tisa qëndron në 49 për qind, ndërsa Fidesz në 41 për qind; në popullsinë e përgjithshme, Tisa mbledh 40 për qind të mbështetjes, ndërsa Fidesz vetëm 33 për qind.

Anketa e Median u zhvillua mes 7 dhe 13 janarit përmes intervistave telefonike, me një marzh gabimi deri në ±3.5 për qind.

Siç raporton Daily News Hungary, edhe fushata intensive e qeverisë – e cila përfshiu stimuj financiarë, pensione shtesë, lehtësime tatimore dhe masa të tjera që kritikët i cilësojnë si ekonomikisht të paqëndrueshme – nuk arriti të rikthejë besimin e humbur të elektoratit.

Sondazhet e pavarura tregojnë se prej muajsh Tisa ka rreth 400 mijë vota potenciale më shumë se Fidesz, një hendek që, sipas analistëve, nuk mund të neutralizohet lehtë as nga sistemi zgjedhor hungarez, i cili tradicionalisht favorizon zonat rurale.

Të dhënat e fundit sugjerojnë se Hungaria po hyn në një fazë të re politike, ku për herë të parë pas shumë vitesh, pushteti i Viktor Orbán-it nuk duket më i pathyeshëm.

The Geo Post

Tags: Viktor Orbán

Continue Reading

Previous: Si u implikua ish-emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi në dosjen e Jeffrey Epstein?
Next: BE shqyrton ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë që luftuan në Ukrainë pas arritjes së marrëveshjes së paqes

Vizat, Sanksionet, Paratë: Si planifikon BE-ja të zgjasë ndalimet për atletët rusë 6 min read
  • Botë

Vizat, Sanksionet, Paratë: Si planifikon BE-ja të zgjasë ndalimet për atletët rusë

The Geopost November 23, 2026
Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, aleatët nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë 2 min read
  • Botë

Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, aleatët nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë

The Geopost November 23, 2026
Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia 5 min read
  • Botë
  • News

Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia

The Geopost November 23, 2026
Dyshohet se transportonte materiale ushtarake, anija ruse goditet nga dronë në Gjirin e Finlandës – ndërsa lëvizte drejt ujërave të NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Dyshohet se transportonte materiale ushtarake, anija ruse goditet nga dronë në Gjirin e Finlandës – ndërsa lëvizte drejt ujërave të NATO-s

The Geopost November 22, 2026
Ministri britanik: Putini është vrasës gjakftohtë, nuk mund të shtiret si viktimë 1 min read
  • Botë
  • News

Ministri britanik: Putini është vrasës gjakftohtë, nuk mund të shtiret si viktimë

The Geopost November 22, 2026
Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë

The Geopost November 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.