Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Dyshohet se transportonte materiale ushtarake, anija ruse goditet nga dronë në Gjirin e Finlandës – ndërsa lëvizte drejt ujërave të NATO-s

The Geopost November 22, 2026 3 min read
Share the news

Një anije mallrash ruse, që dyshohet se transporton materiale ushtarake, goditet nga dronë në Gjirin e Finlandës ndërsa lëvizte drejt ujërave të NATO-s.

Sipas mediave të huaja, anija u sulmua në Detin Baltik, në perëndim të ishullit rus Gogland, përpara se të hynte në ujërat territoriale finlandeze, njoftuan Forcat e Mbrojtjes të Finlandës, duke konfirmuar kështu një version të dhënë më herët nga zyrtarët rusë.

Guvernatori i rajonit të Leningradit, Aleksandr Drozdenko, deklaroi se anija, e quajtur “Sparta II”, ishte sulmuar nga dy dronë në ujëra ndërkombëtare, rreth tri milje detare larg kufirit rus.

Ekuipazhi u evakuua shpejt, ndërsa autoritetet përkatëse po vlerësojnë shkallën e dëmeve, shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes e Finlandës njoftoi se ushtria ka vendosur sërish kufizime të përkohshme për lëvizjet ajrore dhe detare në pjesën lindore të Gjirit të Finlandës, si masë paraprake për të mbrojtur civilët dhe për t’u mundësuar autoriteteve ndërhyrjen, në rast se do të ishte e nevojshme kapja e dronëve.

Pas sulmit, roja kufitare finlandeze bëri të ditur se nuk ka kërcënime të tjera për anijet apo njerëzit e tjerë; ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po koordinojnë operacionet me vendet fqinje.

Në një deklaratë në platformën X, kryeministri finlandez Petteri Orpo u shpreh: “Lufta po përhapet edhe në zonat tona fqinje”.

“Autoritetet finlandeze po menaxhojnë situatën në Gjirin e Finlandës, ku një sulm me dronë ka goditur një anije tregtare ruse”.

Orpo shtoi se “Ukraina ka të drejtë të luftojë kundër agresorit”.

Ndërkohë, imazhe të reja, të publikuara nga Roja Kufitare Finlandeze, tregojnë anijen ruse në flakë, ndërsa nga ura e komandës së anijes dalin shtëllunga të dendura tymi gri.

Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, anija “Sparta II” i nënshtrohet sanksioneve dhe është e lidhur me kompaninë ruse të transportit detar “Oboronlogistika”.

E sipas faqes së internetit të kompanisë, “Oboronlogistika” ofron shërbime logjistike për Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

“Për momentin, nuk ka informacione të konfirmuara se çfarë ngarkese ndodhet në bord, por nuk mund të përjashtohet mundësia që aty të ketë materiale ushtarake”, deklaroi për agjencinë Reuters komandanti i Rojës Kufitare Finlandeze, Ilja Iljin.

Kjo anije është mjeti i dytë rus që goditet në Gjirin e Finlandës këtë muaj, pasi një anije luftarake u vu në shënjestër nga Ukraina më 11 nëntor.

Shërbimi i sigurisë ukrainas, SBU, deklaroi më herët se kishte sulmuar anijen “Naro-Fominsk” si pjesë e një operacioni më të gjerë me dronë kundër terminalit rus të eksportit të naftës në Ust-Luga, në bregdetin e Detit Baltik.

Sipas autoriteteve finlandeze, në një incident të veçantë të shtunën, një helikopter rus dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës, ndoshta në lidhje me operacione shpëtimi ose vëzhgimi që përfshinin anijen e dëmtuar.

Tags: Drone Finlanda NATO Rusia

Continue Reading

Previous: Ministri britanik: Putini është vrasës gjakftohtë, nuk mund të shtiret si viktimë
Next: Shqipëria rikthen rezervistët

Shqipëria rikthen rezervistët 2 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria rikthen rezervistët

The Geopost November 22, 2026
Ministri britanik: Putini është vrasës gjakftohtë, nuk mund të shtiret si viktimë 1 min read
  • Botë
  • News

Ministri britanik: Putini është vrasës gjakftohtë, nuk mund të shtiret si viktimë

The Geopost November 22, 2026
Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë

The Geopost November 22, 2026
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak 2 min read
  • Botë
  • News

Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

The Geopost November 22, 2026
Rrjeti me lidhje ruse që ndërthur propagandën, rekrutimin e informatorëve dhe sulmet kibernetike ndaj Perëndimit 11 min read
  • Botë

Rrjeti me lidhje ruse që ndërthur propagandën, rekrutimin e informatorëve dhe sulmet kibernetike ndaj Perëndimit

The Geopost November 22, 2026
Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë 2 min read
  • Botë
  • News

Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë

The Geopost November 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.