Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Ministri britanik: Putini është vrasës gjakftohtë, nuk mund të shtiret si viktimë

The Geopost November 22, 2026 1 min read
Share the news

Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e cilësuar atë si një “vrasës gjakftohtë” dhe duke e akuzuar për vazhdimin e sulmeve ndaj Ukrainës, pavarësisht deklaratave për paqe.

Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, Streeting deklaroi se Putini nuk ka asnjë arsye ta paraqesë veten si viktimë, pasi Rusia është agresorja në këtë luftë.

“Të gjithë ne, në mbarë botën, duhet ta gjykojmë Putinin jo nga fjalët, por nga veprimet e tij”, deklaroi ministri britanik.

Ai kritikoi pjesëmarrjen e presidentit rus në samitet ndërkombëtare, ku flet për paqe, ndërkohë që, sipas tij, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë.

“Nuk ka kuptim që Putini të paraqitet në samite ndërkombëtare, të ecë mbi tapetin e kuq dhe të flasë për paqe, nëse në ditët që pasojnë shohim bombardime të rënda, veçanërisht ndaj infrastrukturës civile”, theksoi Streeting.

“Ne në Evropë e dimë saktësisht me kë kemi të bëjmë. Siç e kam thënë edhe më parë, ai është një vrasës gjakftohtë”, shtoi ai.

Deklaratat e ministrit britanik vijnë pasi edhe presidenti ukrainas Zelensky e cilësoi Putinin si “vrasës” gjatë një interviste për CNN.

Tags: Britania e Madhe Rusia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë

Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë

The Geopost November 22, 2026
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak 2 min read
  • Botë
  • News

Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

The Geopost November 22, 2026
Rrjeti me lidhje ruse që ndërthur propagandën, rekrutimin e informatorëve dhe sulmet kibernetike ndaj Perëndimit 11 min read
  • Botë

Rrjeti me lidhje ruse që ndërthur propagandën, rekrutimin e informatorëve dhe sulmet kibernetike ndaj Perëndimit

The Geopost November 22, 2026
Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë 2 min read
  • Botë
  • News

Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë

The Geopost November 21, 2026
Kandiq propozon Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kandiq propozon Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

The Geopost November 21, 2026
Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz 5 min read
  • Botë
  • News

Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz

The Geopost November 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.