Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasa Kandiq, ka vlerësuar deputetin shqiptar Shaip Kamberi, duke e cilësuar atë si personin e duhur për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë.
Në një reagim në rrjetin social X, Kandiq ka shkruar se Kamberi është deputeti i duhur për këtë pozitë, ndonëse ka theksuar se nuk ka votuar për të.
“Shaip Kamberi është deputeti i duhur për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, pavarësisht se nuk kam votuar për të”, ka shkruar ajo.
Kamberi është politikan shqiptar nga Tërnoci i Madh i Bujanocit dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD). Ai përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës, që përfshin komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi.
Kamberi ka qenë kryetar i Komunës së Bujanocit dhe prej vitesh është pjesë e Kuvendit të Serbisë, ku ka ngritur vazhdimisht çështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore, përdorimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës.
Në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2026, ai ishte bartës i listës “Koalicioni Shqiptar”, ndërsa mandati i tij i deputetit u konfirmua më 17 nëntor 2026.
Kamberi ka qenë një nga zërat më të artikuluar të përfaqësimit politik të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, duke kërkuar zbatimin e të drejtave të garantuara për pakicat kombëtare dhe trajtim të barabartë institucional.

Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë
Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz
Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë
Natasha Kandiq vë në pikëpyetje kredibilitetin e Konventës Kombëtare për BE-në pas skandalit të melodisë nacionaliste kundër Kosovës
Çfarë di Shesheli për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Kosovës?
Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin