Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, aleatët nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë

The Geopost November 23, 2026 2 min read
Share the news

Ushtria gjermane ka nisur testimet e para taktike të dronëve kamikazë në Lituani, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët ku po marrin pjesë edhe Ukraina, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Lituania.

Testimet përbëjnë një hap të rëndësishëm për Gjermaninë, e cila në vitin 2025 vendosi të blejë dronë kamikazë, pajisje pa pilot që shpërthejnë gjatë goditjes së objektivit. Vendimi erdhi pas vitesh debatesh dhe polemikash rreth përdorimit të këtyre armëve.

Stërvitja pasqyron gjithashtu përpjekjet e aleatëve të Kievit për të përvetësuar përvojën e fituar nga Ukraina gjatë mbrojtjes kundër pushtimit rus, transmeton Telegrafi.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, përdorin gjerësisht dronët kamikazë në luftimet në terren. Lufta me dronë është shndërruar në një nga elementet më përcaktuese të konfliktit, duke ndryshuar mënyrën e zbulimit dhe goditjes së objektivave ushtarake.

Në poligonin stërvitor Rudninkai, pranë kufirit me Bjellorusinë, shefi i ushtrisë gjermane, Christian Freuding, ndoqi nga afër testimet. Dronët kamikazë të prodhuar nga kompani gjermane u lëshuan nga ajri dhe goditën objektivat e përcaktuara.

Përmes këtyre testimeve, Gjermania synon të vlerësojë aftësitë e sistemeve të reja dhe përdorimin e tyre në operacione taktike, ndërsa ushtritë aleate po përshtatin strategjitë e tyre me realitetin e ri të luftës, ku dronët luajnë rol gjithnjë e më të madh.

Tags: Dronët kamikazë Gjermania

Continue Reading

Previous: Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia
Next: Vizat, Sanksionet, Paratë: Si planifikon BE-ja të zgjasë ndalimet për atletët rusë

Vizat, Sanksionet, Paratë: Si planifikon BE-ja të zgjasë ndalimet për atletët rusë 6 min read
  • Botë

Vizat, Sanksionet, Paratë: Si planifikon BE-ja të zgjasë ndalimet për atletët rusë

The Geopost November 23, 2026
Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia 5 min read
  • Botë
  • News

Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia

The Geopost November 23, 2026
Dyshohet se transportonte materiale ushtarake, anija ruse goditet nga dronë në Gjirin e Finlandës – ndërsa lëvizte drejt ujërave të NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Dyshohet se transportonte materiale ushtarake, anija ruse goditet nga dronë në Gjirin e Finlandës – ndërsa lëvizte drejt ujërave të NATO-s

The Geopost November 22, 2026
Ministri britanik: Putini është vrasës gjakftohtë, nuk mund të shtiret si viktimë 1 min read
  • Botë
  • News

Ministri britanik: Putini është vrasës gjakftohtë, nuk mund të shtiret si viktimë

The Geopost November 22, 2026
Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina fut në aksion sistemin gjerman IRIS-T – këto janë raketat ruse që mund të rrëzojë

The Geopost November 22, 2026
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak 2 min read
  • Botë
  • News

Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

The Geopost November 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.