Franca do të thërrasë ambasadorin rus në Paris në ditët në vijim lidhur me një fushatë të dyshuar kibernetike që Rusia ka kryer kundër vendeve evropiane, përfshirë Francën, ka thënë të hënën ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.
Ai ka shtuar se Franca do të vendosë sanksione edhe ndaj disa individëve dhe subjekteve ruse.
“Sot, ne do të dënojmë publikisht një fushatë të gjerë kibernetike të kryer nga Rusia që synonte të kryente sabotim dhe spiunazh kundër dhjetëra vendesh”, ka thënë Barrot për BFM TV.
“Ne do të thërrasim ambasadorin rus në Francë në ditët në vijim”, ka thënë ai, duke shtuar se Franca do të sanksionojë nëntë individë rusë dhe katër subjekte ruse në lidhje me këtë fushatë sulmesh kibernetike për të cilën, Barrot ka thënë se Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë e kishte orkestruar.
Bashkimi Evropian po përpiqet të vulosë një paketë të 21-të sanksionesh kundër Moskës në përgjigje të luftës së Rusisë me Ukrainën dhe mund të vendosë të hënën të shtojë emra të tjerë në listën e tyre të sanksioneve, ka thënë shefj e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Qeveria franceze e ka akuzuar edhe më parë Moskën për kryerjen e sulmeve kibernetike kundër vendit.
The GeoPost

Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë
Venezuela synon miliarda nga nafta: Marrëveshja me SHBA-në mbetet në fuqi për 25 vjet
Bild dhe The Telegraph shkruajnë për skenarë të mundshëm të një sulmi rus ndaj NATO-s
Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në luftën në Iran
SHBA-të dhe Venezuela nënshkruajnë një marrëveshje historike për naftën
Mbështetja psikologjike në luftë, NATO trajnon 1,000 ukrainas