Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas detyruan mbylljen e të katër aeroporteve të Moskës gjatë natës – u anuluan dhjetëra fluturime

The Geopost October 17, 2026 2 min read
Share the news

Dronët ukrainas detyruan mbylljen e të katër aeroporteve kryesore të Moskës gjatë natës.

Sipas mediave të huaja, operacionet në Vnukovo, Domodedovo, Zhukovsky dhe Sheremetyevo u pezulluan për deri në shtatë orë, ndërsa më shumë se 160 fluturime u anuluan.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se 94 dronë që po i afroheshin kryeqytetit ishin rrëzuar.

Aeroporti Pulkovo në Shën Petersburg u detyrua gjithashtu të pezullonte operacionet dy herë gjatë së njëjtës natë.

E guvernatori i rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, njoftoi se katër dronë ishin shkatërruar mbi këtë rajon.

Megjithatë, Euronews thotë se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Sipas portalit rus të investigimit “Agentstvo”, katër aeroportet e Moskës qëndruan të mbyllura për një total prej 101 orësh gjatë 14 ditëve të para të tetorit, krahasuar me 46 orë gjatë gjithë muajit shtator.

Ndërkohë, të martën, Ukraina ndërmori një nga operacionet e saj më të mëdha me dronë kundër kryeqytetit rus, duke përdorur afro 500 dronë.

Siç kujtojnë mediat, në shtator, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se hapësira ajrore ruse “po bëhet e pasigurt” dhe se “dronët do të shfaqen në qiellin mbi Rusi, fakt që duhet marrë parasysh”, duke u bërë thirrje linjave ajrore ndërkombëtare që të ndalojnë fluturimet drejt aeroporteve ruse.

Kievi ka vënë në shënjestër objektet ushtarake, energjetike dhe tregtare të Rusisë, në përpjekje për të privuar nga financimi makinerinë luftarake të Moskës, ndërsa lufta gjithëpërfshirëse në Ukrainë ka hyrë tashmë në vitin e saj të pestë.

Megjithatë, në një intervistë, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kritikat ndaj sulmeve ukrainase mbi rafineritë ruse të naftës, duke i quajtur ato “një turp”, pas njoftimit të tij befasues për një marrëveshje për blerjen e naftës (dizel) nga Kremlini.

Tags: Drone Moska Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: Trophylab: Qindra kompani të huaja qasen në hulumtime mbi armët ruse të kapura në Ukrainë
Next: Ukraina me sulme po paralizon aeroportet ruse

Ukraina me sulme po paralizon aeroportet ruse 2 min read
  • Ballkan
  • News

Ukraina me sulme po paralizon aeroportet ruse

The Geopost October 17, 2026
Trophylab: Qindra kompani të huaja qasen në hulumtime mbi armët ruse të kapura në Ukrainë 3 min read
  • News

Trophylab: Qindra kompani të huaja qasen në hulumtime mbi armët ruse të kapura në Ukrainë

The Geopost October 17, 2026
Qendra e kontestuar në Nish pritet të përforcohet me aeroplanin rus Ilyushin 9 min read
  • Ballkan
  • News

Qendra e kontestuar në Nish pritet të përforcohet me aeroplanin rus Ilyushin

The Geopost October 17, 2026
Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së 2 min read
  • Botë
  • News

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së

The Geopost October 16, 2026
Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

The Geopost October 16, 2026
NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan 2 min read
  • Botë
  • News

NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan

The Geopost October 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.