Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan

The Geopost October 16, 2026 2 min read
Share the news

Kapacitetet ushtarake të NATO-s janë qartazi superiore ndaj atyre të Rusisë.

Kështu ka deklaruar për revistën gjermane të lajmeve “Der Spiegel” komandanti i lartë i aleancës mbrojtëse, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich.

Në një intervistë të botuar të premten, Grynkewich tha se kapacitetet ushtarake që aleanca do të angazhonte në një konflikt të madh “e tejkalojnë shumë ato të Moskës”.

Rusia nuk zotëron aeroplanë luftarakë modernë F-35, e as numrin e madh të shkatërruesve apo nëndetëseve moderne që ka NATO-ja, vuri në dukje ai, shkruan Yahoonews, përcjell Telegrafi.

Gjenerali u shpreh i sigurt se Rusia nuk do të ndërmarrë një sulm konvencional në shkallë të gjerë ndaj Evropës.

Presidenti rus Vladimir Putin po u drejtohet metodave të tjera, si sabotimi, pasi nuk ka opsione të tjera, argumentoi ai, duke shtuar se Putin nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejtë.

Kjo falë parandalimit konvencional, nënvizoi ai, duke theksuar se ky parandalim duhet ruajtur, krahas modernizimit të forcave të armatosura brenda NATO-s, kryerjes së stërvitjeve të gjera dhe demonstrimit të kapaciteteve.

I pyetur nëse është e përshtatshme që veprimet e Rusisë të cilësohen si luftë “në hije”, gjenerali me katër yje tha për “Der Spiegel” se termi “sulme hibride” është tepër i paqartë.

“Duhet t’i quajmë gjërat me emrin e tyre: sabotimi, zjarrvënia apo sulmet terroriste janë terma të saktë, që kërkojnë përgjigje të qarta”, thekson ai.

I pyetur nëse Evropa është tashmë në luftë me Rusinë, Grynkewich u përgjigj se Putin po luan një “lojë të rrezikshme”.

“Ai dëshiron t’i bindë njerëzit tanë se mbështetja për Ukrainën është e rrezikshme dhe se kjo mund të çojë në një luftë me Rusinë”.

Deri më tani, për fat të mirë, kjo strategji nuk po funksionon, mendon gjenerali amerikan.

Tags: Amerika NATO Rusia

Continue Reading

Previous: Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende
Next: Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së 2 min read
  • Botë
  • News

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së

The Geopost October 16, 2026
Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

The Geopost October 16, 2026
Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende

The Geopost October 16, 2026
Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”? 7 min read
  • Botë
  • News

Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”?

The Geopost October 16, 2026
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus 1 min read
  • Ballkan
  • News

Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus

The Geopost October 16, 2026
Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar 4 min read
  • Ballkan
  • News

Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar

The Geopost October 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.