Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së

The Geopost October 16, 2026 2 min read
Share the news

Bashkimi Evropian do ta ruajë regjimin e sanksioneve kundër Rusisë derisa Moska t’i japë fund luftës së saj të agresionit ndaj Ukrainës.

Këtë e konfirmuan të premten Ursula von der Leyen dhe António Costa në një bisedë me Volodymyr Zelenskyn.

Komentet e tyre përbënin një kritikë të qartë ndaj presidentit amerikan Donald Trump, për shkak të lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për furnizimin me naftë (dizel) me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Kjo marrëveshje ka zemëruar Ukrainën dhe ka shkaktuar shqetësim te aleatët evropianë, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

“Një gjë është krejtësisht e qartë: ne nuk do të heqim asnjë sanksion për sa kohë që Rusia nuk e ndalon luftën”, deklaroi të premten në mëngjes presidentja e Komisionit Evropian.

“Nuk është koha për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë. Tani është koha për të shtuar mbështetjen dhe për të rritur presionin”, ka vlerësuar Costa, presidenti i Këshillit Evropian.

Zelensky i falënderoi liderët evropianë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke i cilësuar në mënyrë të veçantë si “liderë të vërtetë” që kanë qëndruar në krah të Ukrainës që nga fillimi i luftës.

“Nuk shohim asnjë sinjal nga pala ruse se ata janë të gatshëm t’i japin fund kësaj lufte”, tha presidenti ukrainas.

“Prandaj duhet të përgatitemi për dimrin. Një paketë dimërore. Nuk bëhet fjalë vetëm për energjinë, por edhe për mbrojtjen ajrore dhe financimet”.

Ndërkohë, Trump e ka sulmuar sërish Zelenskyn, duke e quajtur strategjinë e tij për të goditur rafineritë ruse të naftës një “turp” dhe duke kërkuar zgjedhje të reja në vend.

“E kam më të vështirë të merrem me Zelenskyn sesa me Putinin”, i tha Trump televizionit Newsmax.

Kjo përplasje e ashpër pritet të jetë në qendër të vëmendjes në ditën e dytë të samitit të BE-së.

Tags: Bashkimi Evropian Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

The Geopost October 16, 2026
NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan 2 min read
  • Botë
  • News

NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan

The Geopost October 16, 2026
Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende

The Geopost October 16, 2026
Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”? 7 min read
  • Botë
  • News

Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”?

The Geopost October 16, 2026
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus 1 min read
  • Ballkan
  • News

Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus

The Geopost October 16, 2026
Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar 4 min read
  • Ballkan
  • News

Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar

The Geopost October 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.