Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Turqia rrit me 229 për qind fondet për armë dhe municione në vitin 2027

The Geopost October 17, 2026 2 min read
Share the news

Turqia planifikon të rrisë me 229 për qind fondet e ndara për blerjen e armëve, municioneve dhe sistemeve të armatimit në buxhetin për vitin 2027, ka bërë të ditur ministri turk i Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimshek.

Ai e njoftoi këtë plan javën e kaluar në Forumin Ekonomik të Stambollit, duke theksuar se investimet në mbrojtje janë të domosdoshme në një mjedis ndërkombëtar të karakterizuar nga konflikte të armatosura.

Sipas portalit Clash Report, projektbuxheti parashikon rreth 45 miliardë dollarë për mbrojtjen dhe 26 miliardë dollarë shtesë për sigurinë e brendshme. Rritja prej 229 për qind lidhet me fondet për blerjen e armëve, municioneve dhe sistemeve të armatimit, e jo me të gjithë buxhetin e mbrojtjes.

Shimshek ka deklaruar gjithashtu se Turqia është ndër dhjetë eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë. Sipas tij, vlera e projekteve kërkimore dhe zhvillimore në sektorin e mbrojtjes tejkalon 100 miliardë dollarë, ndërsa janë duke u zhvilluar rreth 1.400 projekte për produkte të reja.

Të dhënat e cituara nga Clash Report tregojnë se eksportet e industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore arritën në rreth 6.9 miliardë dollarë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti. Në 12 muajt e fundit, ato e kanë kaluar vlerën prej 10 miliardë dollarësh.

Megjithatë, projektbuxheti ende duhet t’i paraqitet Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, e cila do të përcaktojë shumat përfundimtare. Detajet për financimin e programeve të veçanta të prokurimit ushtarak nuk janë bërë ende publike.

Tags: Turqia Ushtria

Continue Reading

Previous: Fico në tubimin e Vuçiqit: Sllovakia nuk do t’ju zhgënjejë për Kosovën

Fico në tubimin e Vuçiqit: Sllovakia nuk do t’ju zhgënjejë për Kosovën 2 min read
  • Ballkan
  • News

Fico në tubimin e Vuçiqit: Sllovakia nuk do t’ju zhgënjejë për Kosovën

The Geopost October 17, 2026
Ukraina me sulme po paralizon aeroportet ruse 2 min read
  • Ballkan
  • News

Ukraina me sulme po paralizon aeroportet ruse

The Geopost October 17, 2026
Dronët ukrainas detyruan mbylljen e të katër aeroporteve të Moskës gjatë natës – u anuluan dhjetëra fluturime 2 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas detyruan mbylljen e të katër aeroporteve të Moskës gjatë natës – u anuluan dhjetëra fluturime

The Geopost October 17, 2026
Trophylab: Qindra kompani të huaja qasen në hulumtime mbi armët ruse të kapura në Ukrainë 3 min read
  • News

Trophylab: Qindra kompani të huaja qasen në hulumtime mbi armët ruse të kapura në Ukrainë

The Geopost October 17, 2026
Qendra e kontestuar në Nish pritet të përforcohet me aeroplanin rus Ilyushin 9 min read
  • Ballkan
  • News

Qendra e kontestuar në Nish pritet të përforcohet me aeroplanin rus Ilyushin

The Geopost October 17, 2026
Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së 2 min read
  • Botë
  • News

Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së

The Geopost October 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.