Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB kërkon që Bosnja të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e saj

The Geopost November 2, 2026 3 min read
Share the news

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Tammy Bruce, ka deklaruar se suksesi i Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë duhet të matet me aftësinë e vendit për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, të sigurt dhe sovran, edhe nëse kjo nënkupton përfundimin e mandatit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR).

Gjatë fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit, ku u diskutua raporti gjashtëmujor për situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bruce vlerësoi përpjekjet e OHR-së, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë në Detyrë, Louis J. Crishock, për të fuqizuar udhëheqësit vendorë dhe për të përgatitur institucionet që të marrin përgjegjësi të plotë për qeverisjen e vendit.

“Ne i njohim përpjekjet e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë në Detyrë, Louis J. Crishock, për të fuqizuar udhëheqësit vendorë dhe për të përgatitur Qeverinë e Bosnjës dhe Hercegovinës që të marrë përgjegjësi të plotë për punët e saj”, deklaroi Bruce.

Ajo theksoi se synimi përfundimtar duhet të jetë krijimi i një Bosnjeje dhe Hercegovine që mund të funksionojë në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojë për mbikëqyrje ndërkombëtare.

“Suksesi për Përfaqësuesin e Lartë është nxitja e një Bosnje dhe Hercegovine të qëndrueshme, të sigurt dhe sovrane, edhe nëse kjo do të thotë të largohet nga puna”, u shpreh përfaqësuesja amerikane.

Bruce shtoi se vendi po i afrohet përmbushjes së objektivave të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, sipas së cilës institucionet vendore duhet të marrin përgjegjësinë për sfidat e tyre dhe udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje brenda vendit.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve, duke theksuar se procesi nuk duhet të vonohet.

“Pas zgjedhjeve, fillon puna e vështirë. Ne mbështesim formimin e një qeverie pa vonesë”, deklaroi Bruce.

Qëndrimi amerikan vjen në një kohë kur raporti i fundit i Përfaqësuesit të Lartë në Detyrë përmban kritika ndaj autoriteteve të Republika Srpska, si dhe partive SNSD dhe HDZ, për bllokimin dhe minimin e funksionimit të institucioneve shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit paraqiti një qëndrim më të drejtpërdrejtë në mbështetje të vazhdimit të rolit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë.

Ajo deklaroi se OHR vazhdon të ketë një rol jetik në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe se Londra e mbështet plotësisht punën e saj.

Sa i përket emërimit të Përfaqësuesit të ri të Lartë, ajo theksoi se vendimi i takon Bordit Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC).

“Zgjedhja e një Përfaqësuesi të Lartë të ri mbetet çështje për Bordin Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes. Një marrëveshje për pasardhësin e Përfaqësuesit të Lartë do të arrihet së shpejti”, deklaroi përfaqësuesja britanike.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se thirrjet për shkëputje të Republika Srpska dhe për krijimin e një entiteti të tretë në Bosnjë dhe Hercegovinë përbëjnë rrezik për stabilitetin e vendit.

“Mbretëria e Bashkuar respekton Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit: një shtet, dy entitete, tre popuj përbërës dhe të tjerë. Retorika përçarëse, përfshirë thirrjet e njëanshme për shkëputje dhe krijimin e një entiteti të tretë, është në kundërshtim me Dejtonin dhe rrezikon paqen dhe stabilitetin”, theksoi ajo.

Ndërkohë, në të njëjtën seancë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi unanimisht zgjatjen e mandatit të misionit të Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Vendimi për vazhdimin e mandatit të EUFOR-it vjen në kuadër të angazhimit ndërkombëtar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, në një periudhë të tensioneve të vazhdueshme politike dhe mosmarrëveshjeve rreth funksionimit të institucioneve shtetërore.

Tags: Bosnje dhe Hercegovina SHBA

Continue Reading

Previous: Kosova nuk është në luftë, por rreziqet janë reale: Sabotimet, sulmet kibernetike dhe ndikimi rus

Kosova nuk është në luftë, por rreziqet janë reale: Sabotimet, sulmet kibernetike dhe ndikimi rus 11 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kosova nuk është në luftë, por rreziqet janë reale: Sabotimet, sulmet kibernetike dhe ndikimi rus

The Geopost November 1, 2026
Spasojeviq dhe Popoviq: Vuçiq mund të përballet me drejtësinë, Serbia duhet të hetojë pasurinë e paligjshme të ish-regjimit 5 min read
  • Ballkan

Spasojeviq dhe Popoviq: Vuçiq mund të përballet me drejtësinë, Serbia duhet të hetojë pasurinë e paligjshme të ish-regjimit

The Geopost November 1, 2026
Kryeredaktori i Informer-it në Serbi alarmohet nga shqyrtimi i rastit të Radoiçiqit, e quan atë hero: Sot të gjithë jemi Milan Radoiçiq 3 min read
  • Ballkan

Kryeredaktori i Informer-it në Serbi alarmohet nga shqyrtimi i rastit të Radoiçiqit, e quan atë hero: Sot të gjithë jemi Milan Radoiçiq

The Geopost November 1, 2026
Oligarku i afërt me Kremlinin uron studentët serbë, rikthen sloganin nacionalist për Kosovën 2 min read
  • Ballkan
  • News

Oligarku i afërt me Kremlinin uron studentët serbë, rikthen sloganin nacionalist për Kosovën

The Geopost November 1, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Raporti vjetor i BE-së nxjerr në pah ngecjet e Serbisë gjatë ish-qeverisë 6 min read
  • Ballkan
  • News

Raporti vjetor i BE-së nxjerr në pah ngecjet e Serbisë gjatë ish-qeverisë

The Geopost October 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.