Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Mbetjet e 23 personave dhe 13 të arrestuar – zgjerohet hetimi për krimet e luftës në Zubin Potok

The Geopost September 28, 2026 3 min read
Share the news

Nëntë persona janë arrestuar të dielën në Zubin Potok nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile, në kuadër të një operacioni të Policisë së Kosovës të koduar “Dosja 23”.

Operacioni, i zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të 27 shtatorit, është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara policore dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Rasti ndërlidhet me të ashtuquajturin “Grupi i Intelektualëve”.

Prokuroria Speciale bëri të ditur më vonë se ndaj nëntë të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të dyshuarit janë identifikuar vetëm me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D.

Gjatë kontrolleve në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut, hetuesit kanë sekuestruar nëntë telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një armë të gjatë, një pushkë gjuetie, fishekë të kalibrit 7.65 milimetra dhe fishekë për pushkë gjuetie, katër predha, rreth 23 mijë euro para të gatshme dhe rreth 60 mijë dinarë serbë, si dhe materiale të tjera që autoritetet i konsiderojnë relevante për hetimin.

Operacioni pas identifikimit të viktimave

Operacioni vjen pas konfirmimit përmes analizave të ADN-së se mbetjet mortore të tri viktimave të gjetura në varrezat masive në territorin e Zubin Potokut i përkisnin personave të lidhur me “Grupin e Intelektualëve”.

Sipas të dhënave të bëra publike, më 19 shtator u konfirmua identiteti i tri viktimave, ndërsa procesi i identifikimit të mbetjeve të tjera vazhdon.

Familjarët kishin konfirmuar më herët se në mesin e viktimave të identifikuara është edhe Idriz Rrecaj.

“Grupi i Intelektualëve” përbëhej kryesisht nga qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, mes të cilëve kishte veprimtarë, profesionistë dhe figura publike.

Sipas autoriteteve të Kosovës, pjesëtarët e këtij grupi ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë më 19 prill 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet mortore të 23 personave

Gjatë gërmimeve të zhvilluara këtë verë në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut janë gjetur mbetje mortore të së paku 23 personave, për të cilët dyshohet se i përkasin “Grupit të Intelektualëve”. Gërmimet nisën në fund të korrikut dhe përfunduan më 21 gusht.

Mostrat e mbetjeve mortore janë dërguar për analiza të ADN-së, ndërsa autoritetet e Kosovës presin rezultatet për identifikimin e personave të tjerë.

Varrezat në Zubin Potok ishin lokalizuar pas një hetimi që, sipas Prokurorisë Speciale, kishte zgjatur rreth dy vjet dhe lidhej me dyshime për krime lufte.

Për të njëjtin rast janë arrestuar më herët edhe katër persona, të identifikuar me inicialet J.R., M.J., R.K. dhe M.B., të cilët ndodhen në paraburgim.

Sipas autoriteteve, njëri prej tyre dyshohet se gjatë luftës kishte qenë pjesëtar aktiv i Armatës Jugosllave.

Operacioni i së dielës ka nxitur reagime edhe nga Lista Serbe dhe autoritetet në Serbi.

Sipas të dhënave të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar 12.230 viktima.

Institucionet e Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, përfshirë edhe qasje në arkivat ushtarake, të cilat sipas tyre mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të mundshme të varrezave.

The GeoPost

Tags: Policia e Kosovës Zubin Potok

Continue Reading

Previous: Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
Next: Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026
Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan 1 min read
  • Ballkan

Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan

The Geopost September 28, 2026
“Marrëveshje më e mirë”: Çfarë fshihet pas refuzimit të Trumpit ndaj ofertës së Iranit për armëpushim? 8 min read
  • Ballkan

“Marrëveshje më e mirë”: Çfarë fshihet pas refuzimit të Trumpit ndaj ofertës së Iranit për armëpushim?

The Geopost September 28, 2026
Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro 2 min read
  • Ballkan
  • News

Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro

The Geopost September 27, 2026
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji 7 min read
  • Ballkan
  • News

Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji

The Geopost September 27, 2026
Arretohen nëntë persona në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte 1 min read
  • Ballkan
  • News

Arretohen nëntë persona në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte

The Geopost September 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.