Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Kësaj here holandezët qëndruan të palëkundur”, Mishetiq ironizon pas thirrjeve për Mlladiqin

The Geopost September 29, 2026 2 min read
Share the news

Luka Mishetiq, avokat i Hashim Thaçit, ka reaguar pas ndeshjes mes Serbisë dhe Holandës, ku nga tribunat e stadiumit në Beograd u dëgjuan brohoritje në emër të Ratko Mlladiqit.

Në një postim në platformën “X”, Mishetiq iu referua fitores 2-1 të Holandës ndaj Serbisë, duke bërë një paralelizëm me ngjarjet e vitit 1995 në Srebrenicë.

“Në ndeshjen e djeshme Holandë–Serbi në Beograd, tifozët serbë brohoritën emrin e kriminelit të dënuar të luftës dhe të dënuarit për gjenocid, Ratko Mlladiq, duke pritur që holandezët të dorëzoheshin sikurse në Srebrenicë në vitin 1995. Kësaj here, holandezët qëndruan të palëkundur dhe fituan 2-1”, shkroi Mishetiq, duke iu referuar në mënyrë ironike rolit të paqeruajtësve holandezë të OKB-së në Srebrenicë.

Gjatë ndeshjes Serbi–Holandë në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd, nga një pjesë e tribunave u dëgjuan thirrje në mbështetje të Mlladiqit, ndërsa mediat rajonale raportuan edhe për një banderolë kushtuar ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska. Holanda e fitoi takimin me rezultat 2-1.

Ratko Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës nën komandën e Mlladiqit morën Srebrenicën, e cila ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u vranë në ditët që pasuan.

Në atë kohë, në zonë ishte i dislokuar batalioni holandez i OKB-së, Dutchbat, i cili nuk arriti ta parandalonte marrjen e enklavës dhe masakrën që pasoi.

Dokumentet dhe proceset gjyqësore ndërkombëtare kanë trajtuar gjerësisht rolin dhe kufizimet e forcave paqeruajtëse holandeze gjatë rënies së Srebrenicës.

Reagimi i Mishetiqit vjen në kohën kur brohoritjet dhe mesazhet në mbështetje të Mlladiqit në stadiumet e Serbisë kanë nxitur reagime edhe jashtë vendit.

The GeoPost

At yesterday’s Netherlands vs. Serbia match in Belgrade, Serbian fans chanted the name of convicted war criminal and genocidaire, Ratko Mladić—expecting the Dutch to capitulate like they did in Srebrenica in 1995.

This time, the Dutch stood firm and won, 2-1. https://t.co/5nFd1umcXV

— Luka Misetic (@MiseticLaw) September 28, 2026

Tags: Komision Ratko Mladiq Serbia

Continue Reading

Previous: BE-ja ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin
Next: Nga radikal i Sheshelit te partner i Rusisë – çfarë la pas Vuçiqi pas 14 vjetësh në pushtet?

BE-ja i bën thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë: Vuçiqi vazhdon afrimin me Putinin 3 min read
  • Ballkan

BE-ja i bën thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë: Vuçiqi vazhdon afrimin me Putinin

The Geopost September 29, 2026
Nga radikal i Sheshelit te partner i Rusisë – çfarë la pas Vuçiqi pas 14 vjetësh në pushtet? 8 min read
  • Ballkan

Nga radikal i Sheshelit te partner i Rusisë – çfarë la pas Vuçiqi pas 14 vjetësh në pushtet?

The Geopost September 29, 2026
BE-ja ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin 4 min read
  • Ballkan

BE-ja ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin

The Geopost September 28, 2026
Pamjet nga Marakana tregojnë humnerën e shoqërisë serbe, tifozët lavdërojnë kriminelin Ratko Mlladiq 2 min read
  • Ballkan

Pamjet nga Marakana tregojnë humnerën e shoqërisë serbe, tifozët lavdërojnë kriminelin Ratko Mlladiq

The Geopost September 28, 2026
RULETA GJEOPOLITIKE NË LUMIN EAST RIVER 8 min read
  • Analiza
  • Ballkan

RULETA GJEOPOLITIKE NË LUMIN EAST RIVER

The Geopost September 28, 2026
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.