Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Gjenerali Mlladiq është në zemrën time”, deklarata skandaloze e Knezheviqit – përmend Adem Jasharin për të mbrojtur këngët për gjeneralët kriminelë

The Geopost September 30, 2026 2 min read
Share the news

Një debat për këngët serbe në Mal të Zi mori një kthesë shumë më të rëndë politike kur deputeti proserb Milan Knezheviq vendosi në të njëjtin diskutim Adem Jasharin dhe Ratko Mlladiqin – dy figura që lidhen me dy narrativa krejtësisht të ndryshme të luftërave në ish-Jugosllavi.

Në Kuvendin e Malit të Zi, Knezheviq kundërshtoi reagimin e prokurorisë ndaj një grupi që në Tivar kishte kënduar një këngë kushtuar gjeneralit serb Veljko Radenoviq. Për ta forcuar argumentin e tij kundër ministrit Nik Gjeloshaj ai solli në debat edhe Adem Jasharin, duke pretenduar se institucionet nuk reagojnë ndaj këngëve që i kushtohen komandantit të UÇK-së.

Por më pas ai shkoi edhe më tej.

“Gjenerali Mladiq është në zemrën time”, deklaroi Knezheviq, duke e vendosur emrin e personit të dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në të njëjtin diskutim me figurën qendrore të rezistencës së armatosur shqiptare në Kosovë, raporton Borba.

Krahasimi nuk ishte thjesht një pjesë anësore e debatit për këngët. Ai shërbeu për ta zhvendosur diskutimin nga pyetja nëse institucionet malazeze duhet të hetojnë përmbajtjen e këngëve, te relativizimi i figurave dhe krimeve të luftërave të viteve ’90.

Knezheviq e paraqiti këtë si çështje të standardeve të dyfishta. Por duke përmendur Mladiqin në të njëjtin kontekst me Jasharin, ai solli në Kuvend edhe një nga figurat më të diskutuara të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

Ratko Mladiqi u dënua përfundimisht nga mekanizmi gjyqësor ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për gjenocid në Srebrenicë, si dhe për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ndërsa Adem Jashari, komandant i UÇK-së, u vra në mars të vitit 1998 në Prekaz, në një operacion të forcave serbe. Ai është kthyer në simbol të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës dhe një prej figurave qendrore të kujtesës së luftës në Kosovë.

The GeoPost

Tags: Milan Knezheviq Ratko Mlladiq

Continue Reading

Previous: Ish-drejtori i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë emërohet ambasador në Rusi
Next: Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin 10 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin

The Geopost November 14, 2026
Goditje Listës Serbe, paralajmërohet largimi i të gjithë drejtuesve të institucioneve serbe në Kosovë të ndikuar nga Vuçiqi 4 min read
  • Ballkan

Goditje Listës Serbe, paralajmërohet largimi i të gjithë drejtuesve të institucioneve serbe në Kosovë të ndikuar nga Vuçiqi

The Geopost November 14, 2026
Shormaz kërkon arrestimin dhe dorëzimin e Radoiçiqit në Prishtinë: Nëse nuk është arratisur, duhet të kapet menjëherë 2 min read
  • Ballkan

Shormaz kërkon arrestimin dhe dorëzimin e Radoiçiqit në Prishtinë: Nëse nuk është arratisur, duhet të kapet menjëherë

The Geopost November 14, 2026
Milionat për mediat besnike të Vuçiqit 7 min read
  • Ballkan

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

The Geopost November 14, 2026
Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë 10 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë

The Geopost November 14, 2026
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s 2 min read
  • Ballkan
  • News

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

The Geopost November 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.