Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e UÇK-së – marsh në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

The Geopost February 17, 2026 3 min read
Share the news

Në ditën kur Kosova shënon 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, kryeqyteti u mbush me mijëra qytetarë që marshuan paqësisht nën moton “Drejtësi, jo politikë”, duke shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Marshi, i organizuar nga platforma qytetare Liria ka Emër, nisi paraditen e sotme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarë nga e gjithë Kosova dhe diaspora u grumbulluan duke mbajtur flamuj kombëtarë, të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së, si dhe pankarta me mesazhin kryesor të tubimit.

Qëllimi i marshimit ishte të kërkojë drejtësi të paanshme dhe të mos-politizuar në gjyqin që zhvillohet në Hagë për të akuzuarit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ngjarja u zhvillua në një moment kur në Hagë po vijon procesi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin kundër tyre. Mijëra mbështetës e shohin këtë marsh si një shprehje të solidaritetit dhe kundërshtimit ndaj asaj që e konsiderojnë një proces të influencuar politikisht, duke mohuar që lufta e UÇK-së të trajtohet si diçka e barabartë me çfarëdo krimi kundër popullatës.

Qytetarë të çdo moshe mbushën sheshin, disa me uniforma simbolike të UÇK-së, duke brohoritur sloganet që kërkonin drejtësi për “çlirimtarët”.

Festimet për 18-vjetorin e pavarësisë u përzien me thirrjet për një proces gjyqësor që, sipas pjesëmarrësve, duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm.

Gjykata Speciale

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ish-deputetit Rexhep Selimit dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Salih Mustafa ishte dënuar herën e parë me 26 vjet dënim me burgim për krime lufte, kurse Gjykata e Apelit e kishte zbritur dënimin në 22 vjet burgim.

Supremja vendimin në fjalë ia kishte kthyer për rishqyrtim edhe një herë Gjykatës së Shkallës së Dytë në Hagë.

Herën e dytë Gjykata e Apelit nga 22 vjet dënim me burgim i kishte shqiptuar dënimin me burgim prej 15 vjetësh – dënim i cili ishte atakuar në Supreme. Ndërsa, më 26.02.2025 Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka vërtetuar dënimin me 15 vjet burgim për Salih Mustafën.

Pjetër Shala, i njohur me nofkën komandant “Ujku”, u dënua fillimisht me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për krime lufte, mirëpo Shalës i është ulur dënimi nga Gjykata e Apelit nga 18 në 13 vjet dënim me burgim unik.

Prokuroria, gjatë fjalës së vet, kërkoi dënim me nga 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve.

Për ekipet mbrojtëse, një kërkesë e tillë është e barasvlershme me burgim të përjetshëm, prandaj ato i hodhën poshtë të gjitha pretendimet e palës tjetër.

The Geopost

Tags: Gjykata Speciale Kosova Marsh protestues Prishtinë

Continue Reading

Previous: Krimet e “turizmit të snajperëve” në Sarajevë: Kurti përmend Vuçiqin dhe kërkon hetim ndërkombëtar
Next: Parakalimi i FSK-së dhe Policisë në Prishtinë: 18 vjet pavarësi dhe gatishmëri ushtarake

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan 3 min read
  • Ballkan
  • News

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

The Geopost September 12, 2026
Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet 6 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

The Geopost September 11, 2026
Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit

The Geopost September 11, 2026
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

The Geopost September 11, 2026
Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë 4 min read
  • Ballkan

Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë

The Geopost September 10, 2026
Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin 5 min read
  • Ballkan

Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin

The Geopost September 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.