Ish-inspektori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), Milan Zvezdanoviq, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare se Milan Radoiçiq është larguar nga territori i Serbisë dhe ka shkuar në Rusi.
Pas këtyre deklarimeve ka reaguar edhe politikani serb Dragan Shormaz, i cili përmes një shkrimi në platformën X ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të Radoiçiqit dhe dorëzimin e tij te autoritetet në Prishtinë.
Ai ka rikujtuar se Radoiçiqit i ishte konfiskuar pasaporta dhe se, sipas tij, largimi i tij nga Serbia mund të ishte bërë vetëm përmes një fluturimi nga Beogradi, në mënyrë të paligjshme dhe me ndihmën e Rusisë.
“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të duhet të filloni t’i dëgjoni edhe përvojat dhe paralajmërimet e studentëve! Këtij krimineli i është konfiskuar pasaporta dhe ai mund të arratisej vetëm me një fluturim nga Beogradi, në mënyrë të paligjshme dhe me ndihmën e Rusisë! Nëse nuk është arratisur, arrestojeni dhe dorëzojeni menjëherë Prishtinës! Ai do të tregojë gjithçka!”, ka shkruar Shormaz.
Ndërkaq, Zvezdanoviq, gjatë paraqitjes në televizionin N1, tha se informacionet e tij për largimin e Radoiçiqit vijnë nga burime jozyrtare brenda BIA-s.
Ish-inspektori ka deklaruar gjithashtu se largimi i tij nga Serbia ka shqetësuar edhe disa drejtues të BIA-s, të cilët, sipas tij, kishin skema biznesi dhe kriminale me Radoiçiqin.
Kujtojmë se gjykata ia kishte konfiskuar pasaportën Radoiçiqit dhe i kishte ndaluar largimin nga Serbia, duke e detyruar të paraqitej në stacionin policor kompetent më datat 1 dhe 15 të çdo muaji.
Televizioni N1 ka bërë të ditur se më 29 tetor i ka dërguar Gjykatës së Lartë pyetje lidhur me atë nëse Radoiçiqi po e respektonte rregullisht këtë masë, por deri në publikimin e raportimit nuk kishte marrë përgjigje.
The GeoPost
Ako je ovo tačno, onda ćete ipak morati da počnete da slušate i iskustvo @studentblokade?! Ovom kriminalcu je oduzet pasoš i mogao je samo letom iz BG da pobegne, nezakonito i uz pomoć 🇷🇺!
Ako nije pobegao, hapšenje i odmah ga predati Prištini! Pevaće SVE!
https://t.co/CBnkZAkKrq— Dragan Šormaz (@dragansormaz) November 13, 2026

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin
Goditje Listës Serbe, paralajmërohet largimi i të gjithë drejtuesve të institucioneve serbe në Kosovë të ndikuar nga Vuçiqi
Milionat për mediat besnike të Vuçiqit
Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s
Kush është Zvonko Veselinoviq, biznesmeni i sanksionuar nga SHBA-ja që u strehua në Turqi: Nga barrikadat në veri te milionat nën udhëheqjen e Vuçiqit