Dronët ukrainas kanë goditur gjatë natës rafinerinë e naftës në Ryazan, një nga objektet më të mëdha të përpunimit të naftës në Rusi, si dhe një qendër të madhe logjistike të kompanisë Wildberries.
Sulmet shkaktuan zjarre në të dyja lokacionet. Sipas raportimeve fillestare, u dëmtuan edhe linjat e energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit, ndërsa një person mbeti i plagosur.
Rafineria e Ryazanit është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Rosneft dhe ka kapacitet të projektuar për përpunimin e rreth 17 milionë tonëve naftë bruto në vit, apo afërsisht 340 mijë fuçi në ditë.
E vendosur rreth 500 kilometra larg Ukrainës, në rajonin e Ryazanit, rafineria ka rëndësi strategjike për furnizimin me karburant të Moskës dhe rajoneve të tjera të Rusisë qendrore.
Në këtë kompleks industrial përpunohen dhe prodhohen benzinë, naftë dizel, vajgur për aviacion, mazut, gazra të lëngshëm dhe produkte të tjera të naftës. Për këtë arsye, objekti konsiderohet një prej hallkave të rëndësishme të infrastrukturës energjetike dhe industriale ruse.
Rafineria është goditur disa herë nga sulmet ukrainase gjatë vitit 2026. Në sulmin e 15 tetorit, sipas raportimeve të Reuters, ishte detyruar të ndërpritej puna e njërës prej njësive kryesore të përpunimit, ndërsa ishin dëmtuar edhe disa tubacione.
Goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ruse janë pjesë e strategjisë së Ukrainës për të dëmtuar kapacitetet e prodhimit dhe furnizimit me karburant, si dhe për të dobësuar bazën ekonomike që mbështet luftën e Moskës kundër Ukrainës.
The GeoPost
A major oil refinery in Russia’s Ryazan is on fire. The facility supplied aviation fuel and diesel to the Russian military.
A Wildberries logistics centre in the city also caught fire following a drone attack. https://t.co/15PwEMNYh9
— NEXTA (@nexta_tv) November 5, 2026

Komisioni Evropian kërkon përshpejtimin e riarmatimit: Rusia mund ta testojë NATO-n deri më 2030
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit
Rusia shkurton fondet për shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet ushtarake për vitin 2027
Putini po nxiton ta detyrojë Ukrainën të pranojë një marrëveshje të pafavorshme para ndryshimit të Kongresit
Ushtarët britanikë do të mund t’u kundërpërgjigjen forcave ruse nëse sulmohen gjatë misionit në Ukrainë
Polonia krijon një brigadë të posaçme ushtarake për mbrojtjen e kufirit me Kaliningradin rus