Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026 2 min read
Share the news

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, deklaroi se përpjekjet e „fuqive të huaja“ për të ndikuar në zgjedhjet në Bosnje dhe Hercegovinë ishin të kota, duke pretenduar se qytetarët e BiH-së e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike dhe zgjodhën përfaqësues legjitimë.

Megjithatë, pretendimi i saj shpërfill raportet shumëvjeçare të organizatave ndërkombëtare për ndikimin politik dhe informativ të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë.

Edhe para zgjedhjeve në BiH në vitet e mëparshme, Freedom House kishte paralajmëruar për ndikimin e fuqishëm të aktorëve të huaj në jetën politike të vendit.

Ndikimi rus në rajon, megjithatë, nuk është kufizuar vetëm në lidhjet politike. Parlamenti Evropian ka paralajmëruar në disa raste për veprimtarinë e kanaleve ruse propagandistike dhe informative në Ballkan.

Kjo është dokumentuar veçanërisht në Serbi. Në një rezolutë të shkurtit 2024, Parlamenti Evropian deklaroi se mediat ruse Sputnik Serbia dhe Russia Today Balkan kontribuuan aktivisht në përhapjen e dezinformatave për kandidatët opozitarë gjatë zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor 2023.

Parlamenti Evropian vlerësoi gjithashtu se përhapja e dezinformatave dhe narrativave ruse përbën një problem të thellë dhe afatgjatë në Serbi, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore. Në të njëjtin dokument thuhet se Kremlini dhe mediat nën kontrollin e tij i paraqitën protestat pas zgjedhjeve si një përpjekje të Perëndimit për të rrëzuar pushtetin dhe për të organizuar një „Majdan“ të ri.

Për këtë arsye, deklarata e Maria Zaharovës për të ashtuquajturën „ndërhyrje të fuqive të huaja“ në zgjedhjet në BiH mund të shihet në kontekstin më të gjerë të veprimtarisë ruse në Ballkan. Ndërsa Moska akuzon shtetet e tjera për përpjekje për të ndikuar në zgjedhje, dokumentet ndërkombëtare njëkohësisht evidentojnë mbështetjen politike ruse për aktorë të caktuar, si dhe veprimtarinë e mediave ruse dhe kanaleve informative gjatë fushatave zgjedhore.

Zaharova në deklaratën e saj nuk ka ofruar prova konkrete për pretendimin se „fuqitë e huaja“ janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet në BiH. Në të kundërt, ekzistojnë raporte ndërkombëtare të qasshme publikisht që dokumentojnë forma të ndryshme të ndikimit politik dhe informativ rus në rajon, përfshirë edhe proceset zgjedhore.

Prerendimi i Moskës për ndërhyrje të huaj nuk mund të shihet i shkëputur nga fakti se edhe vetë Rusia prej vitesh është objekt i paralajmërimeve të dokumentuara për ndikimin politik, propagandën dhe përhapjen e dezinformatave në Ballkan.

/the Geopost/

Continue Reading

Previous: Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë

The Geopost October 7, 2026
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.