Sputnik dhe media të tjera prosërbe e kanë paraqitur fushatën e diasporës serbe në Nju Jork si një “aksion humanitar”, që synon t’i paraqesë opinionit ndërkombëtar gjoja “jetën e vështirë të serbëve në Kosovë”.
Organizatorët pretendojnë se aksioni „nuk është politik“, por „humanitar dhe patriotik“.
Megjithatë, fushata është organizuar pikërisht gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në një qytet ku ndodhen shumë zyrtarë ndërkombëtarë, ndërsa qëllimi i deklaruar i saj është të ndikojë në mënyrën se si ata e kuptojnë situatën e serbëve në Kosovë.
Për këtë arsye, ajo mund të konsiderohet si një formë e avokimit politik publik, pavarësisht emërtimit që i japin organizatorët.
Rrugët e Nju Jorkut po përdoren si një lloj skene për këtë fushatë politike: kamionë me ekrane video qarkullojnë nëpër qytet dhe në Times Square, ndërsa shfaqen pamje që synojnë të krijojnë përshtypjen se situata e serbëve në Kosovë mund të paraqitet vetëm përmes dhunës, represionit dhe vuajtjeve.

Mekanizmi propagandistik qëndron te përzgjedhja e përmbajtjes. Në ekranet video kombinohen pamje nga trazirat e marsit të vitit 2004, plagosja e djaloshit serb Stefan Stojanoviq në vitin 2023, protestat e mjekëve serbë dhe ndalimet e serbëve.
Ngjarjet e viteve dhe rrethanave të ndryshme paraqiten brenda një narrative të vetme dhe të vazhdueshme, duke krijuar te publiku përshtypjen se të gjitha ato janë pjesë e së njëjtës histori të pandërprerë të “persekutimit të serbëve”.
Veçanërisht problematik është përdorimi i ngjarjeve të vitit 2004 në kuadër të një fushate që synon të flasë për Kosovën e sotme.
Sputnik dhe media të tjera prosërbe e përforcojnë më tej këtë fushatë duke e paraqitur atë si një pasqyrim autentik të “jetës së serbëve në Kosovë”, në vend që të theksojnë qartë se bëhet fjalë për përmbajtje promovuese të përzgjedhur me kujdes, e cila përfaqëson njërën palë të një kontesti politik.

/The Geopost/

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?
Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë